Këshilla & Arsye

December 20, 2017 | 11:42

“Hormoni i dashurisë” i krijuar në një laborator, do të mund të kurojë skizofreninë

Studimi që vjen nga Universiteti  i Queensland është akoma në fazë eksperimentale, por ka eliminuar efektet anësore që e bënin oksitocinën të pa aplikueshme tek njeriu.
 hormon
Një version i ri i të ashtuquajturit “ hormoni i dashurisë”, është krijuar në laborator me qëllimin që të kurojë patologjitë e lidhura me ankthin dhe skizofreninë.
 
Lajmi vjen nga revista shkencore Shkencë Signaling dhe bëhet fjalë për një molekulë sintetike shumë e ngjashme me oksitocinën, hormoni që prodhohet nga gratë shtatzëna për shkak të dhimbjeve të lindjes.
 
Por po të përdoret doza të larta, si efekt anësor shkakton probleme kardiovaskulare dhe thyerje të murit të mitrës.
 
“Aspekti negativ i oksitoncinës, është sepse aktivizon një numër të lartë receptorësh, dhe disa prej tyre mund të sjellin efekte anësore të pa dëshiruara,” thotë doktor Markus Muttenthaler  i universitetit të Queensland, që ka drejtuar studimin. Grupi i studiuesve ka testuar oksitocinën sintetike tek minjtë, duke mos treguar asnjë anomali kardiake, apo kontraktim të muskulaturës së mitrës. “Kjo tregon një siguri të madhe për nënën dhe fëmijën”, ka komentuar profesor Muttenthaler.
 
Për aftësinë e saj për të promovuar sjelljen që synon socializimin, hormoni sugjerohet në kushte ankthi, depresioni, anoreke dhe skizofrenie, por deri tani efektet anësore e bënin praktikisht të pa aplikueshme.
 
“Përbërja e re që kemi zhvilluar është e fortë njësoj si oksitocina, duke ulur rrezikshmërinë e efekteve anësore”, ka përfunduar Muttenthaler.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top