Në fokus

December 21, 2017 | 9:00

Psikologia Enertila Bekteshi: Këshilla për të kaluar bashkë me të vegjlit tuaj festa pa stres

Kur na ndjanë vetëm pak ditë nga festa e Krishtlindjes dhe ajo e ndërrimit të viteve, atmosfera festive ka nisur të ndihet kudo. Pa më të voglin ngurrim, ata që gëzojnë më shumë janë të vegjlit, të cilët duan të shijojnë çdo moment. Të njëjtën gjë nuk mund të themi për më të rriturit, të cilët duhet të mendojnë me detaje mbi organizimin me kërkesën e lartë ndaj vetes për të qenë të përkryer. Por dëshira e madhe për të qenë në lartësinë e rastit, në jo pak raste, shoqërohet edhe me doza nervozizmi dhe stresi, e tillë është edhe ndjesia që kemi kur festat kanë përfunduar dhe çdo gjë duket sikur nis nga fillimi. Për të shmangur që kjo të ndodhë, psikologia Enertila Bekteshi ndan me lexuesit 10 këshilla për të gëzuar festat dhe për të gjetur veten në janar më të qetë dhe më të lumtur.

1

Përgatisni një plan

Gjatë pushimeve, rutina e përditshme do të prishet, por përpiquni të mbani një ritëm, si për ju, edhe për fëmijën tuaj. Bëni atë që bën fëmijën tuaj dhe ju të ndiheni mirë. Lejojini të tjerët të kujdesen për gjithçka, ju mendoni vetëm për fëmijën tuaj. Mos e merrni përsipër të organizoni ju darkën e Vitit të Ri apo natën e Krishtlindjeve. Lejojini gjyshërve apo njerëzve të tjerë të afërm ta organizojnë, ju kujdesuni vetëm për të porsalindurin tuaj. Kaloni kohë cilësore me fëmijët tuaj, pa streset e punës, larg pastrimit dhe gatimit. Kjo do t’ju bëjë të fitoni shëndet dhe gëzoni plotësisht festat.

Merrni pak kohë për veten tuaj

Provoni gjyshen apo tezen, hallën më të besuar, dhe përfitoni një orë relaksimi për veten, një shëtitje në natyrë, një dush të nxehtë apo gjumë të shëndetshëm natyror, i cili do t’ju ndihmojë të rigjeneroheni për të përballuar darkën festive.

Mbajeni afër fëmijën

Gjithmonë kujtoni se ju jeni rehatia për fëmijën tuaj. Ndoshta Krishtlindjet apo nata e Vitit të Ri janë rasti i parë ku fëmijët vihen në kontakt me të afërmit e tyre. Qëndrimi shumë i gjatë në krahët e tyre për të porsalindurit, do të ishte çorientues dhe jo i rehatshëm për të vegjlit. Evitojini atë.

2Vizatoni kufijtë e qartë me familjen

Gjatë festave familjare duhet të jeni edhe të përgatitur për të dëgjuar mësime nga nënat, hallat, se si ta rritni fëmijën tuaj. Këshilla më e mirë është që vetëm ju e dini se çfarë është më e mira për fëmijën tuaj.

Mos prisni shumë

Atmosfera festive të jep ndjesinë ku të gjithë pajtohen dhe sillen, pikërisht ashtu siç duhet. Përpiquni të pranoni anëtarët e familjes për ata që janë, duke marrë atë që është më e mira atje. Prandaj, këshilla është të shijojmë çdo moment pa krijuar shumë pritshmëri.

Shmangni debatet

Mos u mundoni të zgjidhni konfliktet apo të nxisni debatin gjatë festave, por shtyjeni çdo diskutim. Qëndroni në tema dhe biseda neutrale. Në këtë mënyrë, ju i jepni një shembull të shkëlqyer qytetërimi fëmijëve dhe i lejoni të gëzojnë festat.

Njohja e trishtimit

Nëse kohët e fundit keni pasur një humbje ose traumë, mos shprehni një buzëqeshje të rreme, fëmijët e perceptojnë si diçka të gabuar dhe mund të ndihen të hutuar. Dini që është absolutisht e shëndetshme dhe normale që të keni ndjenja trishtimi dhe dhimbjeje.

Realizoni kujtime përgjatë festave

Fotografitë apo videot janë pjesë e pandarë e festave. Një foto e realizuar me të qeshura do ta bëjë të rëndësishëm momentin festiv. Krishtlindjet apo nata e Vitit të Ri zgjat shumë pak dhe kthehet 364 ditë më vonë.

Është Krishtlindje, argëtohuni si fëmijët

Pasi të keni marrë frymë në ajër të pastër, harroni këshillat e përditshme, çështjet e pazgjidhura, ushqimin në stomak dhe argëtohuni. Gëzoni çdo moment të vetëm të fëmijës suaj, familjes suaj.

Mundohuni të përjetoni

Krishtlindjet përmes syve të fëmijëve. Jini mirënjohës për atë që keni dhe mos harroni se është normale që të ketë momente të errëta që do të kalojnë dhe do të hapin rrugën për të gjitha gjërat e vogla të mira që jeta ka për të ofruar./Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top