Këshilla & Arsye

March 6, 2020 | 8:22

‘Hudhra të mbron nga koronavirusi’… Ja disa prej miteve që qarkullojnë këtë periudhë

Koronavirusi vazhdon të përfshijë globin, ndërsa numri i të infektuarve rritet çdo minutë, po ashtu rritet edhe numri i shteteve që raportojnë prekjen e vendit të tyre nga epidemia.

Shpërthimi i Covid-19 ka bërë që të qarkullojnë edhe një numër mitesh “të rrezikshme”. Ekspertët paralajmërojnë se përhapja e informacioneve të gabuara, mund të shkaktojë më shumë të infektuar.

Ja disa prej këtyre miteve:

Vitamina C të mbron nga koronavirusi

Shumë njerëz besojnë se marrja e vitaminës C do mbajë larg virusin vdekjeprurës. Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë që pohon se vitamina C ndihmon në luftën kundër koronavirusit. Shkencëtarët në Kinë aktualisht po kryejnë teste për të zbuluar efektet e vitaminës C kundër Covid-19. Rezultatet nuk janë publikuar dhe ekspertët thonë se për ca kohë nuk do ta dimë efektivitetin e saj.

Të pish ujë çdo 15 minuta mban larg koronavirusin

Disa kanë pohuar se duhet të sigurohemi që goja dhe fyti të mbahen të lagësht dhe të mos thahen kurrë. Njerëzit kanë sugjeruar pirjen e ujit çdo 15 minuta për të ndihmuar shpëlarjen e virusit nëpër trup, i cili do të vritet nga acidi në stomak. Pirja e ujit parandalon dehidratimin, por nuk do të ndalojë askënd të infektohet me koronavirusin e ri.

Ngrënia e hudhrës parandalon infeksionin

Ngrënia  e hudhrës do t’ju ndihmonte të mbroheshit nga një grip i zakonshëm, por jo nga koronavirusi. “Hudhra është një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti antimikrobike. Megjithatë, nuk ka asnjë provë se ngrënia e hudhrës ka mbrojtur njerëzit nga koronavirusi i ri”, thotë OBSH.

Të rinjtë nuk infektohen nga koronavirusi

Të rijnë janë të rrezikuar nga koronavirusi, pavarësisht modeleve që tregojnë se të moshuarit preken më shpesh. “Personat e të gjitha moshave mund të infektohen nga koronavirusi”, thotë OBSH.

Spërkatja e trupit me alkool ju mbron

OBSH ka paralajmëruar se spërkatja e trupit me alkool, apo klor, jo vetëm që nuk do të ishte e dobishme për të luftuar virusin e ri vdekjeprurës, por substanca të tilla mund të jenë të dëmshme për rrobat ose mukozën, sytë e gojën.

Letrat dhe pakot nga Kina nuk janë të sigurta

Përkundër supozimeve, të marrësh pako nga Kina nuk përbën rrezik. “Personat që marrin pako nga Kina nuk rrezikojnë të kontraktojnë koronavirusin e ri. Nga studimet e mëparshme dihet se koronaviruset nuk mbijetojnë gjatë në objekte, të tilla si letra ose pako” thotë OBSH.

 

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top