Mariah Carey është rikthyer në qendër të vëmendjes, duke hapur debat sa i takon gënjeshtrës rreth linjave të saj. Kilogramët e tepërt, të cilët diva e muzikës pop i ka fshehur falë Photoshop-it, ka sjellë reagimin e fansave. Në rrjetin social të Carey në Instagram, ata kanë demaskuar shpërfytyrimin që këngëtarja i ka bërë vetes në kopertinën e “Paper Magazine”, ku përballë kishte rivalen Jennifer Lopez. Diva ka zbutur format, duke zhdukur proshutën në bark dhe vithet e rrumbullakosura.
Koncepti ‘vetëbesim’ përfshin dy sfera të jetës së njeriut, të cilat janë po aq me vlerë sa është edhe njeriu në tërësinë e tij: ‘vetja’ (uni njerëzor) me elementët e saj truporë, mendorë e shpirtërorë, dhe ‘besimi’ si përgjithësim i marrëdhënies së njeriut me botën jashtë tij. Këto dy sfera lidhen shumë ngushtë me njëra-tjetrën, por janë edhe në kundërshtim të vazhdueshëm.
Të besosh tek mundësitë reale të trupit pasi i ke njohur ato do të thotë që këtë besim ta reflektosh në përdorimin maksimal të energjive dhe kapaciteteve trupore për të bërë punë me anë të të cilave përfitimi të jetë sa më i frytshëm, por edhe të ruhet ekuilibri për të mos e dëmtuar atë. Ky shfrytëzim nuk është i mundshëm nëse më parë nuk i kemi njohur aftësitë dhe kapacitetet e trupit. Ndërsa njohja e mendjes sonë, aftësisë dhe forcës së saj depërtuese e kuptuese është e barasvlershme me qëllimin dhe përpjekjen tonë për të mposhtur dhe eliminuar padijen tonë, fushën e gjërave të cilat nuk i njohim. Pra, tek këto dy sfera të mendjes sonë (informacioni dhe kuptimi), ne besojmë aq sa realisht e njohim thelbin e tyre dhe i japim vlerë këtij besimi aq sa jemi në gjendje që trupin dhe mendjen tonë t’i vendosim në funksion të asaj që është e drejtë për aq sa e kuptojmë si të tillë.
Ndërsa njerëzit me vetëbesim të ulët zakonisht bazohen në mendimet që të tjerët kanë për ta, duke u bazuar në miratimin që u bëjnë të tjerët atyre, mendime këto që i bëjnë të ndihen mjaft mirë për veten. Këta njerëz zakonisht u ikin rreziqeve, ngase kanë frikë se mund të humbin apo edhe të mos pranohen e përqeshen nga shoqëria. Njerëzit më vetëbesim të ulët mendojnë për gjëra ende pa bërë asgjë, duke mos i pritur asnjëherë vlerësimet dhe sukseset. Kur ata, ndonjëherë arrijnë ndonjë sukses që për ta duket shumë i çuditshëm, apo marrin komplimente, zakonisht i injorojnë ato duke nënvlerësuar veten.
Mungesa e vetëbesimit shoqërohet nga pasiviteti, dyshimi në veten, ndjeshmëria, izolimi, kritika e tepërt që i bëjnë veprimeve dhe vetes së tyre, arritja deri në depresion, ndjenja që nuk duhen apo pranohen nga të tjerët etj.
Për të arritur ngritjen e vetëbesimit zakonisht na nevojitet besimi pozitiv për veten tonë, t’i japim vetes qëllime reale të mosbesim në aftësitë e tyre ndjehen të pasigurtë për nevojat mund të arrijnë rezultate, ta vlerësojmë veten kur ne arrijmë qëllimet që i kemi vënë vetes, ndoshta edhe ta përforcojmë veten me gjëra të cilat na bëjnë të ndjehemi këndshëm, të jetojmë të mirat dhe jo mosarritjet, duke arritur të mendosh sukseset tua si pjesë e angazhimeve tua dhe jo duke ia atribuuar fatit arritjet që të takojnë vetëm ty.
Duhet të mësojmë t’i shprehim ndjenjat, opinionet, besimet, dëshirat, nevojat në mënyrë të drejtë dhe të ndershme duke u mësuar me ndjenjën e sigurisë dhe duke i thënë gjithmonë “jo” gjërave që nuk na sjellin siguri.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.