Në fokus

August 24, 2017 | 14:02

Nga Ergi Male: Si të rrisësh një fëmijë të shëndetshëm psikologjikisht që në hapat e parë të jetës

Është e vështirë të kritikosh prindërit në rritjen e fëmijëve të tyre, sepse gjithsecili prej tyre përpiqet të bëj maksimumin. Dhe shpeshherë këshillat duket sikur i bëjnë konfuzë drejt pikëpyetjeve të tilla si: A jam unë një prind i keq në edukimin e fëmijës tim? A po bëj maksimumin për të? A jam në rrugën e duhur apo nuk do ia dal dot kurrë kështu? A duhet të jem një prind autoritar apo tolerant në edukim?

Ergi Male, MA Psikologji

Ergi Male, MA Psikologji

 

Këto janë disa nga pyetjet që shumë prindër ia rikujtojnë vetes kur bëhet fjalë për një formim të shëndetshëm psikologjikisht të fëmijës. Nuk ka një ekzakte mbi këtë temë. Por ka disa këshilla që vijnë në ndihmë nga një profesionist si psikologu:

Kaloni sa më shumë kohë me fëmijën tuaj, përpos jetës se vrullshme (karriera, puna) të qenit fizikisht me të ndikon pozitivisht në rritjen dhe edukimin e tij.

Jeni dëgjues të mirë të fëmijës. Duke mundur të dini çfarë janë gjërat që pëlqejnë dhe çfarë jo! Dhe më pas ta motivoni në ato pika të forta që fëmija të ngjallë interes.

okKujdes kur vjen puna te plotësimi i dëshirave, prindërit mundohen me çdo kusht që dëshirat të jenë të realizuara nga ana tyre, duke përdorur frazën: “Fëmijës tim nuk dua t’i mungojë asgjë! Duke shmangur kështu konfrontimin me fëmijën dhe arsyetimet bindëse se përse kjo dëshirë nuk mund të plotësohet tani dhe këtu. Nëse i shmangni këto, fëmija nuk e kupton kurrë kur mbaron e drejta e tij për të kërkuar, dhe kur ka ardhur momenti që fjala e prindit duhet respektuar pa kundërshtime.

Mundohuni të zhvilloni sa më shumë imagjinatën e fëmijës tuaj. Vlerëso gjithmonë kreativitetin e tij. Duke i mundësuar kështu siguri dhe pavarësi në të menduar.

1Të hysh në botën e fëmijës, të luash me të, të krijosh, të vizatosh, të shohësh një film. Kështu krijoni një lidhje të fortë me fëmijën, duke u ndalur tek informimi, i cili nuk duhet të mungojë për gjërat që fëmija pyet. Nuk është kurrë herët të mendosh që ai/ajo është i/e vogël, do ketë kohë ta mësojë kur të rritet përgjigjen. Për aq kohë sa fëmija pyet, do të thotë që ka ardhur momenti ta dijë përgjigjen, duke e përshtatur atë me moshën mendore të fëmijës. Nëse ky shpjegim nuk merret nga ju si prindër, do gjejë një mënyrë apo një tjetër për ta marrë, mbase dhe në një formë më të deformuar.

Kur bëhet fjalë për edukim të fëmijës, rol të rëndësishëm luan dhe marrëdhënia nënë-baba, pra raporti që dy prindërit kanë krijuar me njëri-tjetrin. Sa më e fortë dhe mirëkuptuese të jetë kjo marrëdhënie, aq më e shëndetshme do jetë dhe tejçimi dhe ndikimi i këtij raporti tek edukimi i fëmijës. Marrëdhënia pozitive midis nënës dhe babait është sjellja që modelohet te fëmija.

Shmangni krahasimet mes fëmijëve tuaj, mes shokësh apo të afërmish. Fëmija më shumë sesa një krahasim për të kuptuar çfarë qëndron gabim te vet ai, e merr si një formë përçmuese, duke ngritur kështu një revoltë të brendshme mendimesh dhe veprimesh. Duke mos përjashtuar as faktin që një krahasim i bërë nga prindi në mënyrë të pandërgjegjshme, mund të ngjallë te fëmija ndjenja inferioriteti ose agresiviteti.

Loja është një aktivitet shumë i rëndësishëm në formimin e fëmijës dhe edukimin e tij. Përmes saj fëmija zhvillon imagjinatën, merr njohuri të reja, mëson të bashkëpunojë me të tjerët, të shkëmbejë lodrat e tij dhe të argëtohet.

Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishmja, është edukimi që përpos prindërve duhet të bashkëlidhet dhe me institucionet si: çerdhja, kopshti, shkolla etj. Shpeshherë prindërit mendojnë që fëmija i tyre rritet më i shëndetshëm nëse do rritet nga vet ata, apo nëse do të jenë gjyshërit pjesë e edukimit të tyre, duke anashkaluar socializmin, i cili është një armë shumë e fortë për formimin dhe vazhdimësinë e fëmijës, në sfera të ndryshme të jetës. Gjë që është e pamundur të formohet nëse nuk shoqërohet me edukimin institucional të tyre.

Të prindërosh nuk është një detyrë për ta bërë me sforcim dhe me përpikëri siç shkruhet apo thuhet. Është një qëllim për të rritur dhe edukuar një fëmijë të shëndetshëm për veten e tij dhe shoqërinë. Vlerat dhe mësimet që fëmija merr nuk janë vetëm personale, por janë të një edukimi në pasurim të brezave në vazhdimësi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top