Të jesh në humor të keq nuk është gjithnjë gjë e keqe: një moment mërzie mund të na ndihmojë të jemi më reflektivë dhe të përcaktojmë më saktë gjërat që duhet të bëjmë në disa situata të rëndësishme. Sipas një studimi australian, një gjendje jo e mirë humori mund të nxisë strategji në përpunimin e informacionit. Studiuesit i kërkuan një grupi vullnetarësh të shpreheshin në lidhje me ngjarjet negative e pozitive të ndodhura në jetën e tyre, me qëllimin për t’u aktivizuar gjendjen e humorit. Pas eksperimentit u vu re se ata që ishin në humor të keq ishin më të saktë në përshkrim dhe kishin një stil komunikimi më konkret e më të mprehtë. Gjendja e mirë shpirtërore duket të nxisë më shumë krijimtarinë, fleksibilitetin dhe bashkëpunimin, ndërsa gjendja e keqe e humorit fokusohet më tepër tek reflektimi dhe më shumë vëmendje për botën e jashtme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.