FB

December 13, 2023 | 7:18

Hurma, fruti i stinës me veti të shkëlqyera për shëndetin: sa dhe si duhet t’i konsumojmë?

Hurma ose siç quhet në disa zona kakia, është pemë me prejardhje nga lindja e largët, Kina dhe Japonia dhe bën pjesë në gjininë Diospyros, familja Ebenaceae.

hurma

Fruti i hurmës është i madh, i rrumbullakët ose i shtypur, me ngjyrë portokalli kur është i pjekur. Lëkura është e lëmuar, me tul të lëngshëm kur piqet fort, e ëmbël. Para se të piqen, frutat kanë një shije të athët për shkak të pranisë së taninave. Hurmat rriten në mbarë botën, me 90 për qind të prodhimit në Kinë, Japoni dhe Kore. Në Azinë Lindore periudha kryesore e vjeljes së tyre janë muajt tetor dhe nëntor.

Hurma thuhet se është e dobishme kundër sëmundjeve të stomakut dhe diarresë. Frutat e papjekura thuhet se janë trajtimi i duhur për ethe. “Sharon” është një varietet i hurmave me origjinë nga Izraeli. Ajo nuk përmban fara dhe nuk është e athët, sepse përmban më pak taninë. Në Spanjë, ekziston një varietet i quajtur “Ribera del Xuquer” në rajonin e Valencias.

Hurma prodhohet edhe në Shqipëri, kryesisht në rajonin e Elbasanit dhe Beratit.

hurmVetitë kuruese

Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, fruta, gjethet, degët. Ajo përdoret e freskët, e thatë, përgatitet reçel, marmelatë, alkool, raki dhe ëmbëlsira të ndryshme. Fruta përmban rreth 17 për qind sheqer kur është e freskët dhe 62 për qind kur thahet. Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme taninë, etj. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë në luftimin e sëmundjes së anemisë, dobësimit të përgjithshëm të organizmit pas kalimit të ndonjë sëmundje.

hurma-1Në këto raste përdoret mjekimi me hurma:

Çdo ditë konsumohen 6- 15 kokrra shumë të pjekura rreth një orë para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon 15 ditë deri në 25 ditë. Hurmat kanë dhënë rezultate të mira në luftimin e sëmundjeve të aparatit tretës, të cilat shoqërohen me diarre (me të dala të shpeshta jashtë). Mjekimi me hurma rekomandohet edhe për personat që vuajnë nga diarreja kronike. Gjithashtu, shumë të sëmurë nga gjëndrat tiroide (fryrja e gushës), kanë pasur përmirësime të dukshme pas përdorimit me bollëk në racionin ditor të frutave të hurmës. Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet e forta të barkut. Përveç këtyre vetive të veçanta, hurmat ndihmojnë edhe në rritjen e aktivitetit hormonal për të dyja gjinitë. Te femrat shtatzëna, ajo ndihmon në lindje normale dhe të lehtë. Këto fruta kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë, sidomos në Shqipërinë e Mesme.

Burimi: Wikipedia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top