Ariana Grande i dha fund beqarisë pak ditë më parë. Këngëtarja u martua në fshehtësi me partnerin e saj, Dalton Gomez, por edhe pse lajmi u bë i ditur nga mediat, çifti nuk reagoi, deri ditën e djeshme.
Grande ka ndarë për herë të parë fotot nga dasma, ku shfaqet e veshur nuse, me fustan të bardhë dhe vello, shkruan “The Mirror”.
27-vjeçarja ka zgjedhur një fustan të thjeshtë saten, pas trupit, bust dhe me kurrizin e zbuluar. Flokët i ka kapur gjysmë dhe mban një vello me fjongo të bardhë. Ajo ka preferuar një pamje minimaliste, me vathë perlë dhe grim në tonet e tokës.
“15.5.21”, – i ka mbishkruar ajo fotot, duke zbuluar datën e saktë të dasmës.
Ende nuk dihen detaje nga ceremonia, nëse çifti ka preferuar të ketë shumë të ftuar, apo ka bërë një festë private. Por, nisur nga situata e pandemisë, mundësitë janë më të shumta që të ketë qenë diçka diskrete.
Grande njoftoi në dhjetor se ishte fejuar me agjentin e pasurive të patundshme në Los Angeles, i cili është 25 vjeç.
Gomez u rrit në Kaliforninë jugore dhe ka punuar në tregun luksoz të pasurive të patundshme për pesë vjet, sipas biografisë së tij në faqen e “AKG”.
Burimi / Panorama Plus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.