Dëshmi

July 5, 2018 | 18:42

‘I don’t need your love’ dhe një mesazh nga Bleona Qereti: “Femrat mund t’ia dalin mbanë edhe pa dorën e një burri në krah” (video)

 

Ajo është një personazh sa karizmatik po aq dhe e gjykuar për daljet e saj publike, qëndrimet e drejtpërdrejta apo dhe prezantimin e saj me shije ekzibicionizmi. Por për Bleonën ky është një “aset” që herë pas here i shërben për t’u ngacmuar në jetën dhe krijimtarinë që bën. Çdo arritje e këngëtares dhe të gjitha daljet e saj publike përbëjnë lajm, sepse ashtu siç dhe Bleona e ka pranuar jeton sipas rregullave të saj.

bleonaPor, nëse ka një kauzë që ajo e mbron fort, është mbrojtja e figurës femërore. Një vajzë me ambicie dhe e papërtuar, këmbëngulëse në qëllimet që i ka vënë vetes, Bleona Qereti është ndër shqiptaret që është përpjekur të bjerë në sy në jetën publike amerikane, me ekstravagancën dhe shijet e saj ekstroverte.

Në Amerikë ajo bën muzikë, dhe për këtë ka arritur t’ia dalë me emra të njohur të produksionit muzikor. Repertorit të saj aktualisht i ka shtuar një kompozim të ri, pjesë e një bashkëpunimi të rëndësishëm me personalitete të fushës. Kënga është e zhanrit baladë dhe është e shkruar nga vetë Bleona.

Me “I Don’t Need Your Love”, Bleona thotë se përcjell një mesazh të fuqishëm. “Kjo këngë arrin të frymëzojë të gjitha femrat, se ato mund t’ia dalin mbanë edhe pa dorën e një burri në krah”.

bleoNë fakt, vetë Bleona prej kohësh po kërkon që në mënyra nga më të ndryshmet të mbështesë fort barazinë gjinore dhe nëpërmjet artit të saj t’u japë forcë të gjitha femrave në mbarë botën. Sipas saj, pas kaq shumë kohësh nuk mund të mungonte një baladë e ndjerë. Dhe siç e pohon dhe vetë, “çdo gjë është e dalë prej shpirtit”.

“I Don’t Need Your Love” që prej 29 qershorit nisi debutimin në të gjitha platformat  digjitale. Në të janë bashkuar emrat më të njohur në botë për prodhimin dhe realizimin e videoklipeve. Drejtori i Fotografisë, Jeffrey Kelley, i njohur për bashkëpunimet e tij me Beyonce dhe J-Lo, ka arritur të realizojë një klip të krahasueshëm me filmat ‘Hollywood’-ian. Sigurisht që në të nuk mund të mungonte sharmi dhe mënyra se si Bleona arrin të komunikojë me kamerën, një aktore e lindur dhe e diplomuar me disa role në filma ndërkombëtarë. Producentët me të cilët Bleona ka bashkëpunuar janë renditur gjithmonë ndër më të mirët, madje këngët dhe albumet e realizuara prej tyre kanë fituar disa çmime ‘Grammy’. Producenti amerikan Rob Knox ka punuar me artistë të tjerë të njohur si: Justin Timberlake, Lil Wayne, Rihanna apo Britney Spears. Producenti tjetër, Federico Vindver, është katër herë fitues ‘Grammy’ dhe ka prodhuar këngë për: Ricky Martin, J-Lo, Pitbull, Leona Lewis, Colby O’Donis, Franco de Vita.

Timbaland me të cilin Bleona bashkëpunon prej vitesh, ka shkruar këngët e Jay-Z, Nas, Ludacris, Bubba Sparxxx, Madonna, Rihanna, OneRepublic, Brandy, Drake, Rick Ross dhe shumë të tjerë.

music-bleonaNjë meritë të veçantë meriton koreografia, e cila me elementët më të bukur të artit kontemporan përcjell në mënyrë të qartë të gjithë fabulën e këngës. Dy koreografët Jason Young (i cili ka ndarë skenën me Madonna, Britney Spears, Justin Timberlake, Mariah Carey) dhe Paul Kirkland ( i cili ka pasur mundësinë të marrë pjesë në turet botërore të Madonna dhe J-Lo) kanë realizuar një punë mjaft të arrirë.

Kënga, e cila është publikuar 3 muaj më parë dhe vetëm në versionin audio, ‘Wicked Love’, është listuar në vendin e 12-të në ‘Billboard Charts’ për këngët më të dëgjuara në klubet e Amerikës. Ndërsa përgjatë vitit 2015 “Take You Over” u rendit e treta në listën e ‘Billboard’ dhe në vendin e 4-të në “MTV Italia”.

https://bleona.net/IDNYLSoundcloud

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top