Në fokus

July 5, 2018 | 14:00

Fëmijët nuk kanë nevojë për një nënë perfekte, por për një nënë të qetë!

Një natë po bëhesha gati të vija vajzën në gjumë dhe po vazhdonim rutinën tonë si çdo mbrëmje. Por vura re se vajza nuk ishte si zakonisht, më dukej herë e shqetësuar e herë sikur qante nga gëzimi. E dija se po i dilnin dhëmbët e rinj, kështu që e lashë të qante duke menduar se kjo ishte arsyeja.

Isha zgjuar shumë herët në mëngjes, isha shumë e lodhur dhe ndieja se nuk kisha më durim. Përfundimisht fillova të ndihesha e irrituar, situata më doli jashtë kontrollit dhe i bërtita vajzës me zë të lartë “Fli gjumë”. Pastaj menjëherë u pendova, po ndihesha në faj dhe e turpëruar. Pyeta veten: Çfarë lloj nëne jam unë?

Në detyrën tonë si nëna, gjatë një dite ne kalojmë nëpër një gamë të gjerë emocionesh. Herë të këndshme, të ëmbla, herë jo dhe aq. Por, një nënë e qetë nuk është ajo që nuk përjeton emocione negative. Është ajo që i mban këto ndjenja për vete dhe përpiqet më së miri të mos i zhvendosë mbi fëmijën ose të tjerët.

Ne u mësojmë fëmijëve tanë se “është mirë t’i përjetojmë të gjitha ndjenjat; nuk ka asgjë të keqe nëse ndihesh i/e mërzitur”. A nuk vlen e njëjta gjë edhe për nënat që janë të lodhura të mërzitura, pa gjumë, me shumë punë shtëpie për të bërë? I them të gjitha këto për t’ju bërë të ditur se nuk ka nëna perfekte. Ju do të ndjeni një sërë emocionesh dhe kjo është plotësisht normale!

Është e rëndësishme t’i zotëroni ato ndjenja, të kërkoni falje nëse i transmetoni te të tjerët dhe të ndërmerrni hapat e nevojshëm për t’u përballur me to. Nëse do t’i luftoni ndjenjat e turpit, fajit apo zemërimit nuk ka asnjë mënyrë që të gjeni paqe. Luftimi i tyre mund të na bëjë të lëndojmë të tjerët, veçanërisht ata që duam.

Ne duhet t’i përqafojmë dhe t’i përjetojmë të gjitha ndjenjat tona, po, të gjitha! Kjo do të thotë të shijosh emocionet e mira dhe të punosh me veten për të përballuar ato të këqijat. Kjo është rruga për të qenë një nënë e qetë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top