Këshilla & Arsye

November 21, 2017 | 9:19

I ftohti ka trokitur, por ka arsye pse nuk duhet t’i vishni trashë fëmijët

kid_sore_throat_1843_1132756155

Veshja trashë, thonë shkencëtarët, pengon fëmijën të jetë aktiv. Ata e kanë studiuar këtë dukuri në disa drejtime:

• Veshja e trashë si pengesë mekanike 
• Mungesa e autostimulimit. 
• Efektet që provokon uria.
• Izolimi me jasht që krijojnë veshjet, duke ulur intensitetin e stimulimit kutan

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Studimi ka treguar se të katër faktorët e përmendur influencojnë në të qenët aktiv ose jo të fëmijës, por faktori më i fuqishëm, është izolimi që provokon veshja e trashë kundrejt stimujve që vijnë nga jashtë.

Prindër përpiquni të ulni shkallën e frikës që keni nga e ftohta dhe sëmundjet. Mos kujtoni se i mbroni fëmijët duke i veshur trashë, përkundrazi i pengoni të jenë aktiv në trupin e tyre.

Vishini fëmijët sa më shëndetshëm, qoftë si cilësi cope, po ashtu edhe si trashësi. Fëmijët shpesh janë të veshur me dy palë çorape, katër apo pesë bluza, dy palë pantallona, përveç xhupit. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top