Nga Elton Deda
Zakonisht e takoja me humor të mirë. Shpesh më merrte në telefon dhe më thonte “ mos e lër krijimtarinë pas dore”. Një natë u ulëm dhe morëm nga një fërnet. Folëm gjatë me miq për hallet e panumërta që kanë artistët ketu. Sot, ti nuk je më. Unë kam ndërmend t’i buzëqesh jetës dhe jo t’i mbaj mëri se u dorëhoq prej teje. Ashtu është ajo, ka qejf të bëjë kaprico ndonjëherë e kur i do qejfi, si ato femrat xanxare. Ti ishe miku i babait tim, ishe miku im, ishe miku i gjithë muzikantëve të ndershëm. Ti ishe miku i muzikës, ti ishe unikali me shpirt të brishtë dhe i përkedheluri i Perëndisë. Mos harro të punosh me korin e engjëjve atje ku u nise mbrëmë. Dhe je i lutur që mos t’i marrësh as Zotit leje nëse do të shkosh e të bësh drekën. Lamtumirë o i madhi Sandër Lalo.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.