Fëmijët të cilët mund të lexojnë në moshë të vogël janë më të zgjuar në vitet e mëvonshme. Të vegjëlit që kanë një aftësi të mirë të leximit në shkollë fillore shfaqin aftësi më të mira në testet e IQ në adoleshencë për të menduarit abstrakt dhe njohuri të përgjithshme.
Psikologu Dr Stuart Ritchie, i Universitetit të Edinburgut, shprehet: “Sipas gjetjeve tona rezulton se ata që priren të jenë të mirë në lexim, bëhen më të zgjuar duke u rritur”.
Aftësitë e mira në lexim mund të përmirësojnë njohuritë, si dhe lejojnë të menduarit abstrakt nëpërmjet karaktereve imagjinare apo historike.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.