Editorial

May 26, 2018 | 9:16

I ndërtojnë shtëpi familjes së varfër, reagimi i tyre i prek të gjithë

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 risjell historinë e familjes Krasniqi në Grashticën e Epërme të Kosovës. Tahiri, babai i moshuar i katër djemve jetonte në skamje ekstreme me familjen e tij. Mjerimi në banesën e tyre ishte ulur këmbëkryq. Ata ngryseshin e gdhiheshin në një banesë të vjetër e të rrënuar, mosha e thyer ua shtonte më tej dhimbjen. Shpresat për një ditë të bardhë ishin të largëta për ta.

“Një shtëpi për fëmijët kërkoj, kjo është dëshira ime pastaj le të vdes”, tha Tahiri gjatë intervistës që i morëm rreth një muaj më parë.

Pasi historia u publikua në emision një telefonatë e papritur erdhi në studio. Biznesmeni Abdurrahim Hasani nga kompania “Bashkimi Projekt” telefonoi live në studion e shqiptarëve ku dha lajmin e mirë për familjen Krasniqi. Ai premtoi se do ndërtojë shtëpinë e familjes dhe madje do të punësonte edhe dy djemtë. Puna për të hedhur themelet shtëpisë nisi që të nesërmen e emisionit. Biznesmeni nga Kosova kishte një kërkesë drejtuar Elvis Naçit.
Ai kërkoi që Naçi të ishte prezent në inaugurimin e shtëpisë së re. Elvisi e mbajti fjalën dhe udhëtoi së bashku me stafin e shqiptarëve në Grashticë. Këtu takoi Tahirin dhe bashkëshorten e tij. Banesa e tyre aktuale dukej sikur do të shembej nga çasti në çast.

“Mos u mërzisni, ne jemi bashkë, jemi pranë njëri-tjetrit. Sot jemi të gjithë shqiptarët bashkë. Halli juaj është përjetuar edhe në Shqipëri”, u shpreh Elvis Naçi. Në shtëpinë e rrënuar të familjes Krasniqi, Elvis Naçi i tha kryefamiljarit Tahirit se gjëra të mira po afrohen.

“Ju keni shumë kohë që jetoni në këto kushte shumë të vështira, por tani do të shkojmë të gjithë bashkë të shikojmë një gjë shumë të mirë, tha Naçi. Shtëpia e re ka përfunduar dhe derën e hapi Tahiri.

“Një mrekulli kjo shtëpi”-tha gruaja e cila nuk i përmbajti dot lotët nga emocionet e forta.

“Kompania Bashkimi Projekt e ndërtoi këtë banesë në kohë rekord. Ta gëzoni shtëpinë e re” u tha Elvis Naçi. Banesa e re është mobiluar nga fondacioni Firdeus por edhe fale kontribuuesve te ndryshëm qe iu afruan. Duket sikur po i heqim me dorë kufijtë, po bëhemi bashkë.

https://www.youtube.com/watch?v=bKvaR36Yf00

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top