FB

June 17, 2024 | 11:25

I nxehti afrikan, si të përballojmë temperaturat e larta, masat që duhet të marrim

Vendi ynë do të përfshihet këtë javë nga temperaturat e larta, piku i të cilave pritet të shkojë deri 40 gradë celsius. Masat e nxehta dhe të thata ajrore vijnë nga Afrika e Veriut. Por si t’i përballojmë këto temperatura, duke ditur se ndikimi i tyre shkakton dehidratimin dhe goditje nga nxehtësia.

1

Kujdesi ndaj vapës

  • Shmangni daljet nga shtëpia gjatë orëve të pikut të vapës
  • Mbani freskët ambientin e shtëpisë (hapini dritaret në mëngjes herët dhe mbyllini gjatë periudhës kur është piku i vapës).
  • Freskoni ambientin e shtëpisë me kondicioner dhe ventilator, jo më pak se 25°C.
  • Nëse ju duhet të udhëtoni me makinë, freskoni makinën përpara se të hyni brenda.
  • Konsumoni sa më shumë lëngje.
  • Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të freskëta.
  • Nëse ju duhet të konsumoni ushqime të marra me vete, mundohuni t’i mbani në vende të freskëta.
  • Vishni veshje të lehta dhe të freskëta, merrni kapele, syze dielli dhe ujin me vete.
  • Përdorni krem mbrojtës kundër rrezeve të diellit.
  • Nëse jeni me mjekim, konsultohuni me mjekun tuaj.
  • Medikamentet që përdorni, vendosini në ambiente të freskëta, frigorifer.
  • Kujdesuni për higjienën tuaj, bëni banjë me temperaturë jo më pak se 25°C.

 

Burimi Instituti i Shëndetit Publik

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top