Editorial

April 7, 2018 | 9:10

I paralizuar që 16 vjeç dhe sot baba i një djali, apeli për ndihmë i Virionit nga Gramshi

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u rikthye në Gramsh drejt një fshati të largët të tij, mes maleve. Rruga ishte e vështirë dhe e gjatë. Për vetëm 15 kilometra rrugë, stafi i emisionit udhëtoi rreth 2 orë më makinë. Fshati Snosem lëngon nga braktisja masive. Skamja mbretëron kudo.

Para viteve ‘90 në fshat numëroheshin mbi 120 shtëpi, por sot janë 45. Banorët ikën nga mungesa e infrastrukturës, ose emigruan jashtë për një jetë më të mirë. Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u ndal në këtë fshat për një histori që brenda ka dhimbje e lot.

Personazhi i radhës tek “Shqiptarët për shqiptarët” në “News24” është Virion Hysa, 33 vjeç.
Kur ishte 16 vjeç, atij i ndodhi një fatkeqësi që i ndryshoi jetën. Virioni në atë kohë dilte malit me bagëtinë. Por fati për të kishte rezervuar një rrugë tjetër, atë të dhimbjes dhe disfatave të mëdha. Goditja më e madhe i erdhi në një ditë të nxehtë korriku para 17 viteve në një pemë qershie të mallkuar, siç e quan atje mes maleve.

Jeta e djaloshit për një moment u përmbys e tëra. Ëndrrat u shuan. Pas kësaj ditë Virioni mbeti i paralizuar përjetë. Ai u rrëzua aksidentalisht nga një pemë qershie, e më pas mbeti në koma për ca kohë. Ai thotë se nuk e meriton këtë jetë të gozhduar në një karrocë me rrota.

Fati më ra kështu. Doktori në Tiranë më tha ky nuk bëhet”, thotë 33-vjeçari.

Mes lotëve Virioni thotë se për shumë kohë ndihej si i burgosur mes mureve të shtëpisë. Por jeta e tij ndryshoi falë një personi që u bë shpëtimi i tij. Një telefonatë e gabuar, një ngatërrim numri do të ndryshonte gjithçka. Virioni bëri një telefonatë, nga ana tjetër u përgjigj një vajzë. Komunikimi i tyre në telefon vijoi gjatë, 2 vjet rresht. Vajza i kërkonte ta takonte, por ai e shmangte, refuzonte kërkesat për takim, nuk i tregonte që jetën e kishte lidhur me një karroce me rrota. Vajza nuk hoqi dorë. E vërteta nuk vonoi. Ata u takuan.

Unë e pranova si njeri, nuk e paragjykova. Familja ime nuk e dinte, kur e morën vesh u tronditën shumë. Por më vonë pas 2 vitesh e pranuan burrin tim”, thotë Roza, bashkëshortja e 33-vjeçarit. Nuk vonoi shumë çifti u bë më një djalë.

U gëzova shumë kur lindi djali, Odiseja”, thotë Virioni.

Djali i vogël është kthyer në shokun më të mirë të tij. Luajnë së bashku, bëjnë mundje duarsh. Virioni ka patur probleme të tjera shëndetësore. Ai është operuar në veshka. Të ardhurat familja i ka të pakta. Ai ka një vit që nuk paguan dot një eko për veshka. Ata jetojnë në një banesë më qira, banesë e cila shumë shpejt do shitet. Halli më i madh është se mos mbeten në mes të katër rrugëve.

Në datë 15 prill do dalim përjashta. Nevoja urgjente kjo është, duam një kulm mbi krye”, thotë Virioni.

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top