Sipas një programi neuroglosik, (NLP) ka disa fjalë dhe fraza, të cilat ndikojnë në ndjesitë dhe sjelljen e njerëzve. Nuk mjafton vetëm t’i thuash, por edhe t’i besosh vërtet.
- Jam mirë
Kjo mund të duket një kontradiktë. Si mund të them për veten time “jam mirë”, edhe pse nuk është ashtu? Si mund të flas me optimizëm, kur në fakt, unë ndjehem e frustruar, apo e hidhëruar? Megjithatë, të menduarit pozitiv është i rëndësishëm dhe i nevojshëm në jetën e përditshme. Të menduarit pozitiv nuk është për të mohuar ekzistencën e një problemi apo për të harruar vështirësitë. Thjesht ju ndihmon të përballeni me realitetin me energji dhe motivim.
- Unë mund ta bëj këtë!
Ju jeni yjet e jetës suaj dhe për këtë arsye ju duhet të merrni përgjegjësinë e problemeve tuaja. Nëse nuk e gjeni motivimin brenda jush, askush nuk mund ta bëjë këtë për ju.
- I meritoj
Mbani ekuilibrin e duhur. Të kujdeseni për të tjerët, t’i ndihmoni ata, por edhe të lejoni që t’ju ndihmojnë, për të njohur nevojat tuaja dhe t’i vini ato në vendin e parë. Pse jo? Ju e meritoni atë!
- Çdo gjë kalon
Ndoshta tani ju keni një problem që nuk ju lejon të jetoni. Merrni një moment për të menduar, për të marrë frymë. Është e rëndësishme që të mendoni se çdo gjë kalon, se jeta vazhdon dhe se asgjë nuk mbetet e njëjtë përgjithmonë.
- Unë të dua
Dashuria shëron, mbron, mbulon, dhe në të njëjtën kohë ju bën të ndiheni të lirë. Të duash veten dhe të tjerët forcon vetëbesimin, i cili na lëviz nga dita në ditë për të gjetur lumturinë në gjërat e vogla, që na bëjnë të ndjehemi mirë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.