Sipas një studimi të “Harvard School of Public Health” në Boston, i cili u botua në revistën “Neurology”, nëse marrim rregullisht ibuprofen, një antiinflamator i zakonshëm, rreziku që sëmundja e Parkinsonit të zhvillohet, mund të pakësohet edhe me 40%.
Eksperimenti bazohet në rreth 136 mijë persona, të cilëve mjekët u kishin dhënë këtë ilaç në një hark kohor prej 6 vjetësh. Më specifikisht, 2 doza në javë bëjnë të mundur që 1/3 e pacientëve të mos vuajë nga sëmundja e Parkinsonit.
Sidoqoftë autorët e studimit këshillojnë që të tregojmë kujdes: ndaj, është e nevojshme të bëhen studime të tjera për të verifikuar përfitimet krahasuar me efektet e tjera që lidhen në nivel gastrik dhe kardiologjik.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 148
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.