Këshilla & Arsye

January 11, 2018 | 9:33

Ibuprofeni parandalon prodhimit e testosteronit

Një ekip kërkuesish nga Danimarka dhe Franca kanë zbuluar se, marrja e dozave të rregullta të ibuprofenit, për dhimbje në një periudhë të gjatë kohore, mund të çojë në një çrregullim te burrat me diagnozë hipogonadizëm të kompensuar. Në dokumentin e tyre të publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, grupi përfshinte në studimin e tyre, dhënien e ilaçit ndaj vullnetarëve, monitorimin e hormoneve të tyre dhe prodhimin e spermës.
 ibuprofen

Për të mësuar më shumë rreth ndikimeve të mundshme të ilaçit popullor Ibuprofen në fertilitetin mashkullor, studiuesit iu kërkuan 31 burrave nga mosha 18 deri 35 vjeç të merrnin 600 miligramë (tre tableta) në ditë nga ilaçi për gjashtë javë. Vullnetarëve të tjerë iu dha një placebo. Gjatë rrjedhës së studimit, vullnetarët u testuan për të parë se çfarë ndikimi kishte ibuprofeni në trupat e tyre.

Studiuesit raportuan se në dy javë studim, ata panë se të gjithë vullnetarët kishin rritje në hormonet luteinizuese, të cilat trupi mashkullor i përdor për të rregulluar prodhimin e testosteronit. Rritja tregoi se, ilaçi po shkaktonte probleme në disa qeliza në testikuj, duke i parandaluar barnat që të prodhonin testosterone, e cila natyrisht është e nevojshme për të prodhuar qeliza të spermës. Kërkuesit raportuan se ndryshimi shkaktoi në gjëndrën e hipofizës, prodhimin e më shumë hormoneve të tjerë, të cilat detyruan trupin të prodhonte më shumë testosterone. 

Studiuesit venë në dukje se ndërsa hipogonadizmi i kompensuar mund të shkaktojë një reduktim të përkohshëm në prodhimin e qelizave të spermës, duke reduktuar pjellorinë, në të përgjithshmen e vet nuk është shkak për alarm. Ajo që përbën më tepër shqetësim, sipas tyre, është nëse ilaçi përdoret për periudha të gjata kohore. Kjo nuk është provuar ende, por studiuesit dyshojnë se përdorimi i tillë, siç shihet me disa atletë profesionistë ose të tjerë me probleme kronike dhimbjeje, mund të çojë në një gjendje të quajtur hipogonadizmi parësor i tejdukshëm, në të cilin simptomat bëhen më intensive si: reduktim epshi, masa muskulore dhe ndryshime në humor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top