Marrëdhënie

January 11, 2018 | 10:15

Shëndeti seksual: një e drejtë që duhet pretenduar!

Shëndeti seksual është pjesë e shëndetit global, çdo shtet në baze të normativave përkatëse duhet të ofroje kondicionet bazike jetësore çdo individi për të përjetuar maksimalisht mirqenien e tij psikofizike.

1

 

Dr.Besarta Taçi, Psikologe klinike, Psikoseksologe, Psikotraumatologe EMDR Cel:06928314448

Dr.Besarta Taçi, Psikologe klinike, Psikoseksologe, Psikotraumatologe EMDR
Cel:06928314448

Për ta kuptuar sa më mirë këtë koncept, aspak abstrakt duhet të shkojmë mbrapa në kohë, në 1978 viti ku Organizata Botërore e Shëndetit Seksual vendosi të hartojë një dokument ku promovohet shëndeti seksual dhe të drejtat seksuale në të gjithë planetin. Ka më shumë se 35 vjet tashmë që edukata seksuale nëpër shkolla nuk është e braktisur në duart e profesores së biologjisë,  e cila me shumë mundim duke ruajtur dekorin profesional u perpiqte të shpjegonte të vetmin kapitull ku organet gjenitale mashkullore dhe femërore ishin të zbuluara: “kapitullin mbi riprodhimin seksual”. Konferenca Internacionale mbi popullsinë dhe zhvillimin global në 1994 ka nënvizuar me shumë krenari rolin e shëndetit seksual si kërkesë thelbësore për shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin njerëzor.

Në 2007 (OBSH) stilon me shum kujdesje Deklaraten mbi Shëndetin Seksual për mijëvjeçarin, e cila që në rrjeshtat e para nënvizon promovimin e shëndetit seksual si element thelbësor për të arritur shëndetin dhe zhvillimin e çdo personi, por dhe favorizimin e kualitetit jetësor, realizimin e paqes, dhe lehtësimin e varfërisë duke i kërkuar të gjithëve të: njohin, promovojnë dhe kujdesen për të drejtat seksuale të të gjithëve; përmbahen rrugës për barazimin gjinor; dënojnë, luftojnë dhe reduktojnë çdo formë dhune seksuale; të sigurojnë të drejten universale për informacionet seksuale; të ndalojnë dhe të ndërhyjnë në përhapjen e Hiv/Aids dhe sëmundjet e tjera seksualisht të transmetuara; të identifikojnë dhe trajtojnë problemet, disfunksionet dhe çrregullimet seksuale; të njohin kenaqësine seksuale si pjesë e mirëqenies. Për çdo pikë OBSH-ja shpjegon imtësisht sesi çdo shtet, istitucion, profesionistë të shëndetit duhet të ndërhyjnë për të arritur rezultate optimale.

Nëse shëndeti global i personit është i varur edhe nga shëndeti seksual, nëse sot në 2018 në realitetin ku jetojmë mungon: “informacioni profesional, vetëditshmëria e rëndësisë së kenaqësisë seksuale si faktor i rëndësishëm për shendetin, seksologë që kurojnë çrregullimet seksuale, apo lënda e edukatës mbi emocionalitetin dhe seksualitetin”, duhet të vetedijesohemi se kemi ende shumë rrugë drejt përjetimit të seksualitetit në mënyrë të shëndeteshme, për të ndërtuar.

Përtej problematikave reale që çdo individ përjeton në lidhje me këto tematika, do doja që çdo person i cili sapo ka lexuar këto rrjeshta të pyeste veten, cili është roli i tij në lidhje me tematikat mbi seksualitetin dhe shëndetin seksual, qoftë ai një baba i ri, një vajze adoleshente, një nënë e dy fëmijeve të vegjël, një gjyshe në menopauzeë apo një gjysh të cilit diabeti ka kohë që i ka dëmtuar intimitetin me bashkëshorten.

Seksualiteti jonë është  imtësisht i lidhur me gjininë dhe me identitetin seksual pjesë keto që varen nga identiteti jonë global. Përtej gjinisë që percaktohet kur foshnja lind, temperamentit të tij bashkë me edukatën prinderore, menyrën sesi fëmija hyn në lidhje shoqërore me bashkëmoshatarët e tij, impakti i fazës së pubertetit dhe përjetimi i seksualitetit në çift kualifikojnë tërësisht eksperiencën e personit lidhur me shëndetin seksual. Pra ka shumë faza eksperienciale fizike dhe emocionale të cilat na përgatisin për të përjetuar seksualitetin në të gjitha dimesionet jetësore personale dhe sociale. Gjithashtu eksperienca në lidhje me seksualitetin na bën të vetëdijshëm për shijet, pëlqimet apo mos pëlqimet, vështirësitë ose paragjykimet në lidhje me këtë aspekt. Ndërgjegjsimi mbi vështirësitë personale lidhur me seksualitetin, qofshin ato informacione të gabuara apo çrregullime që na bejnë të vuajmë mosaktivitetin seksual, përjetimi i çdo dhune fizike që na bën të friksohemi çdo herë që dikush na afrohet pak më shumë seç duhet, janë motivacione tepër të rëndësishme që duhet të na vënë në lëvizje për të kërkuar ndihmë tek specalisti përkatës, qoftë psiko-seksuologu, gjinekologu dhe andrologu duke nënvizuar të drejtën për informacion.

Çdo prind i cili është prezent në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës së tij në rritje, duhet të jetë promotori i parë mbi shëndetin seksual.

Institucionet shkollore janë agjencia e parë edukative ku fëmijët bëjnë krahasime me njeri-tjetrin, ku lindin pyetjet mbi ndryshimin gjinor, mbi tematikat e pubertetit apo përjetimet e para të seksualitetit, klasa duhet të jetë vendi ku dialogu i hapur mbi tematika delikate të emocionalitetit dhe seksualitetit s’duhet të mungojnë kurrë, sepse mosinformimi është njësoj si mohimi i këtij aspekti jetësor. Mos lejoni që interneti të jetë dialogusi i fëmijeve tuaj, prindi ka një pushtet të pamohueshem mbi formimin seksual të fëmijës.

Konsultorët familjarë janë vendet ku i përgjigjen individit për planifikimin familjar, parandalimin e sëmundjeve seksuale mbi popullsinë në risk, ose me terapitë farmakologjike. Është e drejta e çdo individi t’i trokasë këtyre agjencive shëndetesore publike apo private për të kërkuar informacione apo ndihme mbi shëndetin seksual personal. Sot ku pikërisht mungon informacioni brenda territorit ku banohet, sot një pjesë e bollshme e personave që banojnë nepër rrethe dhe që kanë një problem seksual mbyllen në heshtje, dhe i prezantohen profesionistëve në nivelin e avancuar të patologjisë. Një pjesë e mirë e çifteve të reja kërkojnë konsulenca seksuale për të përmirsuar përjetimin e seksualitetit dhe për të rritur mirëqenien. Fatkeqësisht tabut mbi seksualitetin janë akoma trashëgimi socio- kulturore që përcjellim akoma sot. Pjesa që akoma sot prezanton statistika jo indiferente, 20% e të rinjve nga mosha 15-24 vjeçare, janë të infektuar gjatë raporteve seksuale (nga herpesi, clamidia, gonorrea, infeksioni mykotik) këto janë ato më të shpeshta. Por numri i aborteve në Shqipëri vazhdon e përben pjesë së aktiviteteve routinore të gjinekologeve, mungesa e informacionit mbi shumëllojshmërine e metodave kontraceptive, e lidhur me një imazh paragjykues mbi përdorimin e metodave barrierë si preservativi, ka si pasojë ndalesën e një shtatezënie të padëshiruar. Kjo na bën të mendojmë që ne, populli i shqiponjave jemi akoma shumë larg konceptit që tashme ka më shum se 35 vjet që është pjesë e mentalitetit Europian: “ Shëndeti Seksual është pjesë themelore e shëndetit global”. Ne profesionistet e shëndetit psiko- seksual s’do lodhemi kurrë të edukojmë mbi rëndësinë e respektit mbi veten si rregull i parë për t’u ruajtur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, duke përjetuar seksualitetin në lirshmeri totale dhe duke e bërë pjese së mirëqenies personale.

 

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com