Lifestyle

February 12, 2017 | 11:55

Ide arkitekture / Ngjyrat bardhë e blu, trendi i dekoreve

Shndërro në një hapësirë moderne ambientin tuaj të banimit. Freskoje atë falë ngjyrës blu të freskët dhe ngjyrës së bardhë. Një kombinim në modë që do t’ju falë qetësi. Ky në fakt është dhe trendi më i ri i amerikanëve, të cilët herë pas here krijojnë variacione sa i takon gërshetimit të modeleve, ngjyrave, materialeve dhe stileve të arkitekturës së brendshme shtëpiake. Këtë herë specialistët sugjerojnë se ka ardhur kohë për t’iu dhënë freski, pastërti dhe gjithçka dhomave të banimit e jo vetëm. Përmes disa fotove të propozuara nga “Housebeautiful”, ja disa propozime arkitektësh për të patur një shtëpi të bukur me ngjyrat më në trend.

blue-and-white-rooms-interior-design-beth-webbKombinimi klasik i blusë së vërtetë me shkëlqimin e të bardhës mbetet një nga mënyrat më të preferuara për ambientet ku jetoni. Nëse jeni lodhur nga dekori i shtëpisë tuaj dhe doni ta rifreskoni atë, konsideroni atë që është sa praktike aq edhe e këndshme për t’u kombinuar. Interierët këshillojnë ngjyrat bardhë e blu. Kjo mbetet një zgjedhje klasike për çdo kohë, por natyrisht edhe një nga tendencat e fundit të dekorit të shtëpisë! Revista të ndryshme dizajni apo dhe blogurë me emër orientojnë përmes këshillave të tyre bukurinë e ngjyrave bardhë e blu në dekorin e ambienteve të shtëpisë, që gjithnjë e më shumë po frekuentohen nga ndjekësit e këtij trendi. Mes ngjyrave bregdetare, një stili unik që përqas tradicionalen me bashkëkohoren, shpresoj të gjeni diçka për stilin tuaj këtu!

blue-and-white-rooms-interior-design-ashley-whittakerPsikologjia e blusë

Bluja ngjall ndjenjën e qetësisë dhe freskisë dhe përfaqëson forcë dhe siguri. Mendoni qiellin dhe oqeanin. Qëkur bluja është lidhur me gjakftohtësinë, ajo funksionon si e tillë edhe në tualet, dhomë gjumi apo kuzhinë, në të gjitha ambientet ku shkon për t’u çlodhur. Hije të ndryshme të ngjyrës blu mund të përdoren në tavane, duke imituar qiellin, duke e bërë një dhomë të duket edhe më e madhe.

Psikologjia e të bardhës

Ngjyra e bardhë përfaqëson pastërtinë, pafajësinë, tërësinë dhe plotësimin. E bardha është ngjyra e fillimeve të reja, ajo hap rrugën për krijimin e çdo gjëje që mendja ta konceptojë. E bardha të bën reflektues, zgjon çiltërsinë dhe rrit kreativitetin. Ajo është ngjyra e mbrojtjes dhe inkurajimit, duke ofruar një ndjenjë paqeje dhe qetësie, ngushëllimi dhe shprese. Ajo qetëson shpirtrat emotivë.

blue-and-white-rooms-interior-design-lindsey-reid

 

blue-and-white-rooms-interior-design-nicolette-horn

 

blue-and-white-rooms-interior-design-john-knott

 

blue-and-white-rooms-interior-design-ellen-niven

 

blue-and-white-rooms-interior-design-robert-passal

 

blue-and-white-rooms-17-interior-design-markham-roberts

 

blue-and-white-rooms-interior-design-mark-d-sikes

 

Burimi: www.housebeautiful.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top