Mirëqenie

February 12, 2017 | 11:50

Dietologe Anila Kalleshi / Frutat e thata, mirëqenia psikofizike!

Frutat e thata  janë të pasura me mjaft vlera ushqyese  dhe vlera energjike. Këto ushqime mbrojnë kundër sëmundjeve të tilla si: diabeti dhe sindroma metabolike.  Dikur frutat e thata konsideroheshin rreptësisht të ndaluara  për ata që kerkonin të humbisnin peshë. Sot ato konsiderohen si një ushqim që duhet të përfshihet në shuma të vogla, madje edhe në një program për humbje peshe.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Kush nuk ha fruta të freskëta mund të hajë deri në tre lugë në ditë bajame, arra dhe lajthi, të cilat përmbajnë substanca të ndryshme dhe për këtë arsye plotësojnë njëra-tjetrën. Frutat e thata janë një burim i yndyrave të pangopura dhe koncentrate të acidit oleik, i cili njihet për mbrojtjen e arterieve, duke ulur nivelin e “kolesterolit të keq” dhe duke rritur nivelin e “kolesterolit të mirë”. Frutat e thata janë një ushqim i pasur, sepse ato përmbajnë minerale të tilla si hekuri, i cili është shumë i rëndësishëm për gratë. Përveç kësaj, ato gjithashtu përmbajnë  vitamina që gjenden në bajame, arra dhe lajthi, kalcium dhe magnez dhe kalium që gjendet në bajame dhe në fistikë. Ato janë burim i shkëlqyer i energjisë dhe janë të rekomandueshme për sportistët. Konsumi i frutave të thata rekomandohet për vegjetarianët sepse u jep proteina të gjelbra: 50g arra me sallatë dhe bukë, ju keni një pjatë të plotë dhe të lehtë. Një kombinim mund të jetë një sallatë dhe një lugë gjelle me fruta të thata të përziera dhe na jep energji të menjëhershme. Frutat e thata me yndyrën e tyre, ulin gjithashtu indeksin e glicemisë.

frutat-a-thata

Konsumimi i rregullt i arrave ndihmon për të ulur kolesterolin e lartë në gjak, duke mundësuar një qarkullim të rregullt të gjakut dhe elasticitet të enëve të tij. Konsumimi i vetëm 25g arrash në ditë, ndihmon në parandalimin dhe uljen e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve kronike të enëve të gjakut, kancerit në prostatë, në gji dhe në shtyllën kurrizore. Arrat janë shumë të pasura me Vitaminë E, përmbajtja e së cilës ndikon në pasjen e një lëkure sa më të shëndetshme. Arrat janë të pasura në magnez, zink, calcium, hekur etj. Secili prej këtyre elementëve ka një ndikim mjaft pozitiv në shëndet. Ato gjithashtu janë një burim i pasur me acide yndyrore Omega 3, të cilat njihen për vetitë anti-inflamatore, uljen e presionit të gjakut, parandalimin e sëmundjeve të zemrës, tumorit të gjirit apo të prostatës. Përfitimet e Omega 3 ndjehen edhe në mjaft sëmundje të tjera si: artriti rheumatoid, skizofrenia, depresioni apo Alzhaimer. Frutat e thata ofrojnë shumë mundësi në një dietë vegjetariane, arrat, lajthitë dhe fistikët janë një pjesë përbërëse e kësaj diete.

Frutat e thata janë të pasura me antioksidantë, të cilët janë vërtetuar që mbrojnë organizmin nga kanceri, sëmundjet e zemrës, sëmundjet nervore apo nga infeksionet virale.

Antioksidanti (resveratrol) i cili gjendet te kikirikët apo te rrushi i thatë  redukton rriskun e problemeve të zemrës, duke rregulluar mekanizmat  e enëve të gjakut. Përvecc kalorive dhe vitaminave, frutat e thata përmbajnë minerale si: magnezi, kaliumi, kalciumi, hekur, zink, fluor dhe selenium. Të gjithë këto elemente janë shumë të rëndësishëm për organizmin tonë. Ato përmbajnë vitaminë E, një antioksidant lipid dhe lehtësisht i tretshëm. Vitamina E luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e membranës së lëkurës nga radikalet e lira. Ato ju sigurojnë edhe vitaminat B-complex, si: niacin, acid pantotenik, vitamiva B-6 dhe folate. Ky grup vitaminash është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm të njeriut. Gjithashtu shërbejnë si rregullatorë të insulinës dhe nivelit të sheqerit, duke shmangur rritjet e menjëhershme. Kjo veti i bën këto fruta të përshtatshme për personat me diabet dhe ata që nuk tolerojnë dot glukozën. Është interesant fakti se arrat, bajamet dhe kikirikët kanë qenë shumë të paktë në dietat e të sëmurëve, që më vonë kalonin në sëmundjen e Parkinson. Ky ushqim është rivlerësuar nga dietologët dhe nga shefat e kuzhinës. E rëndësishme është të ngrënit pak në ditë, të ngrënët e tepërt është e gabuar për të gjithë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top