FB

March 11, 2024 | 7:27

Ide që funksionojnë se si të mos e urreni trupin tuaj

 

Ballafaqimi me çështjet që i takojnë imazhit të trupit është sfidues. Megjithatë, është e mundur të ndaloni së urryeri trupin tuaj pa humbur asnjë kilogram apo duke u fokusuar vetëm tek peshorja. Për këtë lloj dobësie na vjen në ndihmë në një nga podcastet e saj, një psikologe amerikane me përvojë.

gruapasqyretrup

Margaret Robinson Rutherford Ph.D., psikologe klinike, thotë se në adresën e saj elektronike shkojnë mesazhe të cilat kohët e fundit e kanë prekur. Ato kanë të bëjnë kryesisht me luftën që kanë njerëzit në lidhje me mbipeshën, pavarësisht ushqimit të shëndetshëm apo stërvitjes që këta persona bëjnë. Dikush i ankohet psikologes, se nuk ka qenë kurrë obeze: “Kam qenë gjithmonë mbi mesataren dhe kështu, imazhi i trupit është bërë një objektiv për të m’u shfaqur sëmundja ime mendore. Me qëllim i shmang pasqyrat dhe i them vetes se kur diçka nuk më shkon romantikisht, arsyeja është pesha dhe përmasat e trupit. Unë i shoh gratë e tjera dhe e kuptoj se ato nuk janë më të mira se unë në asnjë fushë, përveçse ato janë të dobëta ndërsa unë nuk jam. Kjo ma shton pakënaqësinë time. Pyetja ime është, si ta ndaj imazhin tim të trupit (nga) vetëvlerësimi dhe si të mësoj ta dua trupin që kam?”

Për psikologen klinike, kjo është pyetja prej gjashtë milionë dollarësh. Në kulturën tonë, thotë ajo, ne jemi vazhdimisht të ekspozuar ndaj modeleve adoleshente që shesin mes foto gjithçka, produkte që nga çanta e duhur deri te kremi më i ri kundër plakjes, që pozojnë mes trupit linjëhollë, rrethuar nga të rinj dhe të reja.

Kur bini në spektrin e nënpeshës, mbipeshës, kofshëve më të mëdha, mungesës së prapanicës – mund ta përbuzni mënyrën se si dukeni. Dhe kjo urrejtje ndaj vetvetes, siç përshkruan dhe shkruesja më lart, sipas psikologes ka të ngjarë të ushqejë vetëm depresionin dhe demoralizimin. “Sa prej jush klikojnë atë lidhje në rrjetet sociale që premton humbjen e dhjetë kilogramëve? Edhe nëse i thoni vetes: Kjo është marrëzi. Ata thjesht po përpiqen të më shesin diçka…, por ju ende klikoni. Çfarëdo turpi që mbani për trupin tuaj jeni duke kontrolluar gishtat tuaj. Dhe mendjen tuaj. Pra, çfarë mund të bëni, çdo ditë, ndërsa përpiqeni të doni trupin në të cilin jeni?”. Psikologia Rutherford ofron katër mënyrat (pa humbur asnjë kile), ku mund të punoni për një imazh më pozitiv të trupit:

 

1.Mos e turpëroni veten.

Turpi nuk do t’ju ndihmojë dhe nuk do t’ju çojë në ndryshime pozitive. Ajo që mund të bëjë turpi, është t’ju mbajë të mbërthyer. Ju mund të përshtateni. Thuaji vetes: “A është e dobishme kjo tani? A është kjo ajo që do t’i thoja mikut tim më të mirë?” Nëse jo, ndaloni, edhe nëse duhet t’i bërtisni vetes. “Ndal!” Pastaj zëvendësojeni atë mendim me komente pozitive. Uluni para pasqyrës, lakuriq, nëse dëshironi, por zëvendësojeni turpin me pohimin.

 

2.Përdorni suksese jo me njësi matëse, për t’ju inkurajuar të bëheni ata që dëshironi të jeni.

Çfarë është një sukses pa njësi matëse? Vlerësoni rrethanat, situatat, takimet, pa u shqetësuar se si dukesh. Vishuni për t’u ndjerë bukur me veten. Vini re gjërat që ndryshojnë, mendërisht, fizikisht dhe emocionalisht, dhe kënaquni me to. Jepini vetes merita për ndryshime pozitive.

 

3.Ndaloni së projektuari atë që shihni tek të tjerët.

Mendoni për këtë. Gjëja e parë që dikush sheh tek ju është se si dukeni. Je i shkurtër, je i gjatë. Je biond, apo kokëkuq. Je muskuloz dhe në formë, apo i hollë dhe i dobët. Nëse i urreni pjesët e trupit tuaj, mund të izoloheni, duke mos dashur që askush të shohë atë që shihni. Mos e shqetësoni se ajo që shihni ka shumë të ngjarë të jetë krejtësisht irracionale dhe se po projektoni imazhin tuaj për veten tek të tjerët.

Mund të shkoni në punë, të ktheheni në shtëpi, ose të bëni gjëra për fëmijët tuaj, por kurrë mos bëni asgjë ku vëmendja mund të përqendrohet tek ju.

 

4.Kujdes nga justifikimet.

“Nuk kam folur me të për më shumë se një vit. Unë nuk mund ta telefonoj atë tani, pa dyshim.” Po ti mundesh. “Nuk i vazhdova gjërat herën e fundit, u frikësova dhe u largova. Si do të jetë ndryshe kjo?” Ju po sabotoni të menduarit tuaj para se të filloni. Sa herë ju është dashur të provoni të ngitni një biçikletë përpara se të arrinit sukses? Dhe ti kishe rrota stërvitore. Të angazhohesh dhe të qëndrosh është shumë më e vështirë – është një aftësi si çdo gjë tjetër. Ky nuk është një udhëtim i lehtë. Duhet kohë dhe praktikë. Do të ndiheni jashtëzakonisht të pambrojtur. Por cenueshmëria ju bën më të fortë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top