Lifestyle

April 1, 2019 | 13:34

Ideja gjeniale e një nëne për të vënë në gjumë fëmijën kur ajo mungonte, tashmë po përdoret nga shumë nëna të tjera

Të kesh fëmijë është një gëzim i madh, por në të njëjtën kohë është një përgjegjësi që merr gjithë kohës energjitë e prindërve, të paktën për sa kohë janë të porsalindur.

Ndonëse është e vërtetë që fëmijët flenë shumë, mos e gënjeni veten, se do t’ju lënë kohë për t’ju kushtuar vetes: në të vërtetë, sapo ta vendosni foshnjën të fle në shtratin e tij, mund të keni kohë të arrini deri tek dera, para se të dëgjoni britmën e tyre të dëshpëruar duke ju kërkuar juve.

Dhe, po aq sa çdo fëmijë është dashuria e nënës së tij, ajo gjithashtu ka të drejtën e dushit dhe mashtrimi i shkëlqyer i shpikur nga kjo nënë australiane, mund t’ju vij shumë në ndihmë.

Emri i saj është Melissa Dyktstra, nga Australia dhe ideja e saj nuk ishte aspak e vështirë për ta lënë në gjumë vajzën e saj Olivia edhe kur ajo nuk ishte: në fakt, si çdo i porsalindur, vajza e vogël kërkonte kontakt fizik me nënën e saj, madje edhe kur ajo flinte dhe si rezultat Melissa nuk kishte shumë kohë për veten.

Derisa një ditë i lindi një ide: mori një dorezë lateks dhe e fryu, pastaj e zëvendësoi në trupin e vogël të Olivias. Dhe mrekullia ndodhi,  fëmija nuk e vuri re mashtrimin dhe vazhdoi të flejë në mënyrë paqësore.

Melissa e fotografoi këtë moment magjik dhe e shpërndau në facebook me mbishkrimin: “Kaluan 20 minuta dhe ajo ende nuk ka vënë re ndonjë gjë. Kur ta bëjë, ajo do të zemërohet, por tani duhet të pijë kafe!”

Kështu Melissa tha se kishte kohë për të bërë një dush dhe për të pasur një kafe të këndshme – një luks i vërtetë për një nënë të re. Gjetja e Melissës ka pushtuar shumë nëna të tjera duke kërkuar këshilla në internet për të menaxhuar fëmijët e tyre të vegjël; Abigail Rivera Garcia, për shembull, mbushi një dorezë lateks me oriz, duke fituar të njëjtin efekt si Melissa.

Një sugjerim është zëvendësimi i dorezës plastike me një pambuku, për të qenë më i sigurt dhe më higjenik. Dhe për të shijuar ato 20 minuta liri.

 

 

Burimi / www.guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top