Këshilla & Arsye

April 1, 2019 | 13:53

Shenjat që tregojnë se kremi që përdorni nuk i përshtatet lëkurës tuaj

Në morinë e madhe të prodhimeve për kremrat e lëkurës, ndonjëherë vërtet është punë e lodhshme të gjesh kremin, i cili në tërësi i përshtatet tipit tuaj të lëkurës. Ekzistojnë disa shenja të qarta që jemi duke përdorur kremin i cili nuk na bën mirë, mirëpo nëse së paku vërejmë njërin ndër to, është koha për produkt të ri.

  1. Aroma e kremit është shumë intensive

Edhe pse në shikim të parë duket që aroma e kremit askujt nuk i është e rëndësishme, nëse aroma është shumë e fortë, kjo mund të thotë që kremi është plot kimikate, të cilat duhet t’i shmangni, posaçërisht nëse keni lëkurë shumë të ndjeshme dhe të irritueshme.

  1. Ndjenja e pakëndshme në fytyrë

Nëse pas përdorimit të kremit ndieni djegie apo kruajtje, menjëherë shpëlajeni fytyrën dhe hiqeni produktin nga fytyra, në mënyrë që të pengoni irritimin e lëkurës. Nëse keni mundësi të testoni, para se të vendosni për ndonjë krem, bëjeni patjetër, madje duke e provuar në zonat rreth qafës.

  1. Shfaqja e papritur e akneve

Nëse pas përdorimit të kremit shfaqet problemi me akne, kremi të cilin përdorni me siguri është shumë i papërshtatshëm për lëkurën tuaj dhe mund t’jua mbyllë poret.

  1. Hidratimi i pamjaftueshëm

Nëse keni lëkurë shumë të thatë, ju nevojitet vërtet kremi hidratues. Kremrat të cilat në strukturën e vet kanë pjesën më të madhe të ujit janë ideale për personat me lëkurë të yndyrshme, derisa zgjedhje e mirë është për ata me lëkurë të thatë kremi në bazë faji apo thartire hialuronike.

  1. Nuk ju përshtatet në çdo pjesë të fytyrës

Shumica e njerëzve kanë tip të përzier të lëkurës, që do të thotë që lëkura në disa pjesë të fytyrës u është e thatë, në disa pjesë e yndyrshme dhe në disa të tjera normale.

Nëse edhe ju keni lëkurë të tillë, është normale që kremi nuk do t’u përshtatet njësoj të gjitha pjesëve të fytyrës, prandaj është më mirë që t’i kombinoni njëkohësisht dy kremra, të cilat do t’i plotësojnë njëkohësisht nevojat e lëkurës së thatë dhe të yndyrshme.

 

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top