Dëshmi

February 25, 2020 | 9:55

Ideja inovative e partnerit për të shëtitur me gruan e tij që vuan nga Alzheimer (Video)

Alzheimeri është një goditje e rëndë, ajo është një sëmundje që ndryshon plotësisht jetën e të prekurve dhe anëtarëve të familjes. Sipas Shoqatës së Alzheimerit, aktualisht janë rreth 5.8 milion amerikanë që jetojnë me këtë sëmundje, forma më e zakonshme e së cilës është paaftësia progresive degjenerative.

Simptomat përfshijnë humbjen e kujtesës, konfuzionin, ndryshimet e personalitetit dhe në fazat më të rënda, pasi sëmundja përparon, mund të harrohen edhe gjërat bazike si larja e dhëmbëve, përdorimi i tualetit dhe të folurit. Është një proces vërtet shqetësues, shumë i vështirë për t’u përballur edhe për fëmijët dhe shokët e jetës që e kanë të nevojshme të kujdesen plotësisht për pacientin.

Bill Forward, prej 55-vitesh është i martuar dhe gëzonte një jetë të lumtur me gruan e tij, derisa në vitin 2004, Glad u diagnostikua me Alzheimer. Diagnoza e Alzheimerit prish të gjitha planet në një familje, e njëjta gjë ndodhi edhe me Forwardin kur Glad u sëmur. Gruaja, e cila kishte qenë gjithmonë shumë aktive dhe që e donte jetën në natyrë, pa t’i përmbysej bota mbi krye. Si shëndeti i saj fizik ashtu edhe ai mendor filluan të përkeqësohen, aq sa i duhej një karrige me rrota për të lëvizur.

Burri i saj Bill nuk u dekurajua dhe filloi të kujdeset për gruan e tij me shumë përkushtim. “Nuk e konsideroj barrë, e konsideroj si privilegj të madh të jem në gjendje të kujdesem për personin që kam dashur gjithë këto vite. Ajo është princesha ime dhe unë jam princi i saj dhe nuk mund të sillem ndryshe”, u shpreh burri i saj për Sunshine Coast Daily.

Billi, i cili po humbiste shëtitjet me gruan e tij, gjeti një ide për t’i bërë ditët e Glad më të këndshme: ai shpiku një biçikletë me karrocë. Një mjet në të cilin gruaja e tij mund të ulet, të lëvizë për shëtitje të gjata dhe njëkohësisht të shijojë natyrën.

Askush nuk mund të thotë se sa shpejt do të përkeqësohej gjendja e Glad, por me siguri mund të themi se gruaja është në duar të sigurta dhe mbi të gjitha e rrethuar nga shumë dashuri

Burimi / https://www.keblog.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top