Të gjithë kanë nevojë për një qëllim dhe kuptim në jetë. Një nga shkaqet kryesore të stresit dhe pakënaqësisë është ndjenja se ajo që bëni nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë qëllim në lidhje me vlerat dhe besimet tuaja më të thella. Gjithmonë duhet të fillojmë nga pyetja: “Pse po e bëj këtë?”
ÇFARË VLERËSONI NË JETË?
Pyetja tjetër që duhet të bëni vetes është: “Çfarë vlerësoj më shumë në jetë?” Çfarë ka rëndësi në të vërtetë për ju dhe kë vendosni në qendër të sistemit tuaj të vlerave? Ku nuk e njihni veten? Do të ndihesh vërtet i lumtur, i çmuar dhe meritues vetëm atëherë kur aktivitetet që kryeni çdo ditë janë në përputhje me vlerat tuaja. Kur jetoni në përputhje me vlerat tuaja, gjithmonë duket se jeni plot energji, entuziazëm dhe kreativitet. Stresi është krijuar sepse bëni gjëra që nuk janë në përputhje me vlerat tuaja më të thella.
JENI NJË QENIE E JASHTËZAKONSHME
Bëhu i vetëdijshëm dhe pranoni faktin se jeni një person unik dhe i mrekullueshëm. Duhet të përcaktoni se cilat janë vlerat tuaja më të thella dhe më pas të organizoni jetën tuaj, personale dhe atë profesionale, në përputhje me to.
VETË-ANALIZA
Këtu janë katër ushtrime për të përfunduar fjalitë që mund t’i përdorni për të kuptuar më mirë se cili është identiteti juaj i vërtetë.
- “Unë jam…”
Nëse një i huaj ju pyet “Kush jeni në të vërtetë”, cila do të ishte përgjigja juaj? Cilat janë fjalët e para që do të përdornit për të përshkruar veten? A do ta përcaktonit veten duke u bazuar në punën tuaj, karakteristikat personale apo aspiratat tuaja? Zgjidh tri nga 5 fjalët për të përfunduar fjalinë që fillon me “Unë jam…”
- “Njerëzit janë…”
Mendoni përgjithësisht për ata që ju rrethojnë. Si do ta përcaktonit racën njerëzore? A janë të tjerët të mirë, miqësorë dhe të dashur? Apo janë dembelë, të rremë dhe të besueshëm? Përgjigja do të ketë një ndikim vendimtar në mënyrën se si i trajtoni të tjerët në të gjitha fushat e jetës tuaj.
- “Jeta është…”
Përgjigjja që do t’i jepni kësaj pyetjeje përmbledh gjithë filozofinë tuaj të jetës. Njerëzit pozitivë, të shëndetshëm dhe të lumtur e shohin jetën si një përvojë të mrekullueshme, plot ulje-ngritje, por padyshim një aventurë të shkëlqyeshme.
- “Objektivi kryesor në jetë është…”
Nëse do të kishit një shkop magjik dhe të mund të realizonit një qëllim të madh në jetë, cili objektiv afatshkurtër ose afatgjatë do të kishte ndikimin më të madh pozitiv në jetën tuaj?
Tani kompletoni këto fraza:
- “Qëllimi im më i madh në punë është…”
- “Qëllimi im më i madh familjar është…”
- “Qëllimi im më i madh për rritjen personale është…”
- “Qëllimi im më i madh për shëndetin tim është…”
Këto janë disa nga pyetjet më të thella dhe më të rëndësishme që mund t’i bëni vetes. Kur të keni përgjigjet dhe nuk do të jetë e lehtë, do të jeni në gjendje ta pyesni veten se çfarë ndryshimesh duhet të bëni për të lidhur më mirë qëllimet, kohën dhe përparësitë tuaja. Napoleon Hill thotë se jeta fillon të bëhet e bukur vetëm kur vendosim qartë se cili është qëllimi ynë më i rëndësishëm.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.