Lifestyle

October 2, 2018 | 8:45

Idhuj që nuk vdesin, mishërimi i Michael Jackson në zërin e talentit rumun

Falë programeve televizive që janë mbajtur vitet e fundit, ne të gjithë kemi patur mundësinë të shohim shfaqjen e talenteve të reja, ashtu si në videon e mëposhtme ku ky djalë këndon këngën e mrekullueshme “Earth Song” nga i madhi Michael Jackson.

Në momentin që ka filluar melodia të gjithë anëtarët e jurisë kanë mbetur të habitur vetëm nga fakti se dikush do të mund të këndonte një këngë të tillë. Sidoqoftë, kur i riu Bogdan Ioan, i lindur në Rumani, filloi të këndojë, ata nuk mundën ta përmbanin më habinë e tyre dhe pothuajse në të njëjtën kohë kanë shtypur butonat dhe janë kthyer për të parë fytyrën e personit që zotëron këtë zë të jashtëzakonshëm.

Ndërsa djali vazhdonte të këndonte këngën e Mbretit të Popit, të gjithë nuk arrinin ta besonin se mund të jetë dikush me zë kaq të ngjashëm sa ai i këngëtarit të famshëm, të humbur.

Një mesazh i fortë

Kënga që ai këndon është një klasik i Michael Jackson që u publikua në vitin 1995 dhe të gjithë ata që e dinë, e kuptojnë kuptimin e saj të thellë. Planeti ynë i bukur po shkatërrohet nga duart e njeriut. Qëllimi i artistit ishte të bënte më shumë njerëz të vetëdijshëm për këtë problem. Në fakt, mesazhi i tij i fuqishëm ka qenë në gjendje të gjenerojë një ndikim të madh social dhe kulturor.

Edhe pse kanë kaluar disa vjet që nga publikimi i kësaj kënge, ky mesazh vazhdon të mbetet. Ndoshta, për këtë arsye, mund të përpiqemi të kuptojmë emocionet që ndjen gjyqtarët dhe publiku kur dëgjuan dikë që guxonte ta interpretonte atë. Ky interpretim i ka emocionuar të gjithë, të cilët janë ngritur të këmbë dhe kanë duartrokitur këtë artist të ri.

https://www.facebook.com/Vancea.Adrian.Mihai.1974/videos/955536281322987/?t=5

Burimi / curiosandosimpara.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top