Në fokus

June 8, 2017 | 11:13

Ikona e gazetarisë ikën nga Shqipëria: Ju tregoj pengun që kishte Francesk Radi

 Entela Resuli – DITA

Tre muaj pas ndarjes nga jetë të artistit Françesk Radi, bashkëshortja e tij rrëfehet në një intervistë për Dita. Tefta Radi është larguar nga Shqipëria. Zonja e njohur e ekranit prej disa ditësh është vendosur në Melburn të Australisë, ku jeton së bashku me djalin dhe nënën e saj, por edhe pse kanë kaluar disa muaj, ajo nuk arrin që të mos zgjohet mëngjeseve me mendjen te njeriu me të cilin kishte thurur shumë plane.

tefta

“Me humbjen e Frankos kam humbur edhe kuptimin e jetës”– thotë ajo me zërin që i dridhet… “Vdekja është e hidhur dhe e rëndë për të gjithë, pavarësisht formës se si vjen. Ne do të niseshim për në Australi. Kishim prerë biletat dhe krejt papritur çdo gjë u shkërmoq para syve tanë”– thotë Radi.

2Radi tregon edhe pengun që ka pasur Franko. “Ndoshta që nuk arriti ta shkelte Australinë. Mund të kishte një trajtim tjetër shëndetësor”.

Tani jetoni me djalin në Australi?

Po dhe me nënën. Për të plotësuar edhe një dëshirë të madhe të Frankos për të jetuar në një oaz të gjelbër, larg intrigave dhe dallavereve pa fund si dje dhe sot, larg uriahipëve.

3Ka qenë problematike Shqipëria në këtë drejtim? Besoj këtu keni edhe shumë miq…

Historikisht, ndaj dhe çalon historia e kombit tonë. Kurrë si shohim dot ngjarjet bardh e zi. Natyrisht kam shumë miq më të cilët komunikoj çdo ditë. Kaluam jetën aty, bëmë për atë vend gjithçka kishim e dinim të bënin. Vlerësimet i kemi marrë nga njerëzit e thjeshtë. Kjo u pa edhe në lamtumirën e Frankos.

Ishte i pakënaqur Franko kohët e fundit? Çfarë e mundonte?

Franko humbi vitet më të bukura dhe jo pak nga 1972, pas festivalit të 11 e deri në ‘90 kur këngët e tij u bënë hite dhe të parat videoklipe. La Tiranën dhe u nis drejt Fushë-Arrëzit. Nuk u ankua kurrë por brenda ndërgjegjja e tij vritej nga padrejtësia dhe titujt e dhënë pa kriter më së shumti për të pa merituarit. Shumë herë thoshte: Është turp të jesh mes tyre. Bëhesh pis.

Doni të thoni që u ndje i pavlerësuar?

Nuk e ka matur kurrë vlerësimin me letra. Ngado që shkonte rrethohej nga dashuria njerëzore, po ato çka shikonte nuk e bënin indiferent. Franko nuk kërkoi kurrë dhe nga askush asgjë. Artisti matet me atë çka lë pas, emrin.

4Keni ndonjë peng ne raport me të, po ai vete kishte?

Ndoshta që nuk arriti ta shkelte Australinë. Mund të kishte një trajtim tjetër shëndetësor.

Kishte vuajtur me parë nga ndonjë sëmundje apo i erdhi papritur kjo?

E papritur.

Zonja Tefta, ju jeni larguar përfundimisht nga Shqipëria?

Jam rezidente e përhershme në Australi. Natyrisht edhe do të vij. Shqipëria është zemra jonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top