Mirëqenie

October 19, 2020 | 12:59

Ilaçet që nuk duhet t’i përdorni asnjëherë për të trajtuar ftohjet, kollën dhe gripin

Nëse nuk do të ishte Covid-19, të gjithë do të shqetësoheshim për gripin sezonal të ardhshëm. Ftohjet, kollitjet, gjendjet e etheve, janë të këqija, tipike të këtij sezoni dhe shumë i luftojnë ato me vaksinën e gripit. Por ka nga ata që zgjedhin të trajtojnë simptomat e gripit me antibiotikë. Kjo është shumë e gabuar. Asnjëherë mos i merrni këto ilaçe për të trajtuar ftohjet, kollën dhe gripin.

Për të luftuar gripin, rruga kryesore është vaksina

Ky vit do të jetë një vjeshtë dhe dimër ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe tashmë dihet që vaksinat e gripit nuk do të mjaftojnë për të gjithë. Të paktën në pjesën e parë të sezonit do të ketë vetëm për klasat më të rrezikuara, të tilla si të moshuarit, mjekët, infermierët, fëmijët. Të rriturit që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori do të duhet të presin.

Atëherë, si të luftosh gripin, kollën, ftohjen, ethet? Është e mundshme me trajtimet e bëra vetë, megjithëse të gjithë e dimë se vetëm mjeku është ai që autorizon trajtimet më të mira, më efektive dhe më të përshtatshme për ne.

ASL i Teramo ka shpikur një parullë për ta bërë popullatën të kuptojë se antibiotiku është një ilaç që duhet të merret vetëm në raste të veçanta. Qëllimi ishte që të bëhej e qartë se e vetmja mënyrë për të trajtuar gripin dimëror është vaksina. Antibiotiku është i aftë të luftojë infeksione serioze, disa prej të cilave janë vdekjeprurëse, por nuk është i përshtatshëm për të luftuar virusin e gripit. Abuzimi me të forcon rezistencën e baktereve, të cilat bëhen më pak të sulmueshme nga antibiotikët.

Me përdorimin e pasaktë të antibiotikëve, një shtam bakterial mund të zhvillojë rezistencë ndaj antibiotikut për shkak të mutacionit gjenetik. Kur një person kap një infeksion të shkaktuar nga një prej këtyre baktereve, shërimi bëhet më i vështirë.

Megjithatë, sipas statistikave, 51% e italianëve mendojnë se antibiotikët janë efektivë kundër ftohjeve. Përveç kësaj, 10% e popullsisë i merr ato pa recetë. Pra, nëse keni simptoma të gripit, të tilla si ftohja, kolla, ethet, mos merrni asnjë antibiotik. Jo vetëm që nuk do t’ju ndihmojë, por mund të jetë edhe joproduktiv.

 

 

Burimi / www.proiezionidiborsa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top