FB

November 8, 2022 | 7:30

Ilaçi i parë në botë që parandalon bronkiolitin

Dritë jeshile nga Bashkimi Europian për Beyfortus, ky ilaç mund t’u jepet të gjithë fëmijëve për të parandaluar (VRS-në).

 

Pas vaksinave kundër Covid, mes AstraZeneca dhe Pfizer është sërish gara e hapur në Evropë, këtë herë për bronkiolitin. Në mes të një epidemie të fortë që po prek disa vende evropiane, përfshirë Francën, BE-ja ka autorizuar tregtimin e ilaçit të parë në botë që lejon trajtimin parandalues të “infeksioneve nga virusi sincicial i frymëmarrjes (VRS) tek fëmijët “, dmth, bronkioliti.

Nirsevimab, i shitur me emrin Beyfortus dhe i prodhuar nga grupi anglo-suedez AstraZeneca në bashkëpunim me francezët e Sanofi. Të dy gjigantët e bënë të ditur këtë, pak ditë pas lajmit se Pfizer do të kishte përfunduar një sërë testesh me rezultate pozitive për atë që do të bënin  vaksinën e parë kundër këtij lloji virusi.

VRS është një nga viruset që shkakton bronkiolitin, një sëmundje që prek kryesisht fëmijët dhe e cila, edhe pse përgjithësisht e lehtë, shkakton simptoma që shpesh janë shqetësuese. Për momentin nuk ka një vaksinë kundër kësaj sëmundjeje, por Beyfortus punon me të njëjtin synim parandalues: i administruar si injeksion, synon të parandalojë shfaqjen e bronkiolitit. Bëhet fjalë për një trajtim me antitrupa sintetikë, i cili drejtpërdrejt i siguron trupit fuqinë e nevojshme për të luftuar sëmundjen. Anasjelltas, një vaksinë i lejon trupit të zhvillojë vetë këto antitrupa.

Miratimi i këtij trajtimi shënon një të parë të madhe në luftën kundër bronkiolitit, megjithëse nuk do të vendoset aq shpejt sa të ndikojë në shpërthimin e këtij sezoni. Sipas AFP-së, Beyfortus do të tregtohet në gjysmën e dytë të 2023. Një tjetër trajtim parandalues, i prodhuar gjithashtu nga AstraZeneca, ekziston tashmë, por indikohet vetëm për foshnjat në rrezik ose para kohe.

 

 

Burimi/Today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top