Mirëqenie

October 2, 2018 | 14:22

Ilaçi magjik kundër dhimbjeve të shpinës dhe nervit shiatik

Kjo pije mjekësore e krijuar nga spanjollët ka qenë një zbulim mjaft i madh në fushën e shëndetit. Pija, përveç parandalimit të shumë sëmundjeve, sjell përmirësime në trajtimin e dhimbjes, veçanërisht në lidhje me nervin shiatik.

Qumështi me hudhra vepron si një antibiotik natyror, duke qenë ideale për luftimin e mikroorganizmave që ndryshojnë mikrobiotën natyrore. Hudhra është e pasur me flavonoide, enzima, antioksidantë, minerale dhe vitamina të tilla si vitamina A, B1 (thiamin), B2 (riboflavin), vitamina B6 dhe C, kalium, proteina, bakër, mangan, fosfor, zink, selen dhe kalcium.

Qumësht me hudhra për trajtimin e dhimbjeve

Përfitimet që sjell qumështi me hudhra për dhimbjet janë të pabesueshme, sepse roli i tyre kryesor është t’i lehtësojë ato, meqë pabarazitë e baktereve që mbrojnë trupin janë të lidhura me përgjigjen më të madhe inflamatore të trupit. Në këtë zgjidhje, hudhra qëndron si një burim i pasur i kalciumit, duke forcuar kockat dhe duke ruajtur masën kockore.

Përmbajtja e proteinave në qumësht shërben si burim energjie duke ndërtuar dhe riparuar indet e muskujve. Kaliumi ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut. Vitamina B12 ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të qelizave të kuqe të gjakut dhe indeve nervore. Vitamina A nxit një sistem imunitar të shëndetshëm, duke ndihmuar në ruajtjen e shikimit normal dhe lëkurës.

Qumështi me hudhër ka vlera analgjezike që zvogëlojnë në mënyrë efektive dhe të shpejtë dhimbjet, lufton inflamacionin, gjithashtu forcon sistemin imunitar dhe ndihmon në parandalimin e ftohjes dhe gripit.

Qumështi me hudhër është gjithashtu në gjendje të stimulojë lëngjet e stomakut dhe është shumë efektiv në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme që lidhen me shëndetin e stomakut. Kjo kurë është gjithashtu një nga recetat më të mira natyrore për të luftuar krimbat dhe parazitët e zorrëve dhe mund t’u jepet edhe fëmijëve.

Ja si ta përgatisni në shtëpi këtë pije të fuqishme:

Përbërësit:

– 3 kokrra hudhre të grirë

– Gjysmë luge çaji me shafran Indie

– 1/4 lugë çaji piper të zi të freskët

– 1 gotë qumësht

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në një enë dhe vendosini për të zier deri sa masa të bëhet paksa e trashë. Fikni nxehtësinë dhe lëreni të ftohet. Përziejini në një blender në mënyrë që qumështi dhe hudhra të homogjenizohen. Masën e përftuar hidheni në një enë qelqi të sterilizuar me kapak dhe mbylleni fort.

Si ta përdorni atë:

Merrni 3 lugë (gjelle) në ditë. Është e këshillueshme që gjithmonë ta pini këtë pije pas ngrënies së vaktit kryesor. Njerëzit e ndjeshëm ndaj hudhrave mund ta bëjnë me më pak hudhra. Nëse shija është shumë e fortë dhe keni vështirësi në pirjen e qumështit me hudhër, ju mund të shtoni një lugë mjaltë për ta ëmbëlsuar pak dhe për ta bërë më të këndshme.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top