Në fokus

October 2, 2018 | 13:58

Nga Oriola Plaku / Vështirësi me sjelljen e fëmijës apo adoleshentit: si duhet t’i mbështesim fëmijët?

Çrregullimet e sjelljes më së shumti prekin fëmijët dhe adoleshentët, fëmijët që vuajnë nga ky çrregullim karakterizohet nga një sërë manifestimesh ku përfshijnë sjelljen destruktive (shkatërruese) ndaj individëve të tjerë, mjedisit dhe vetes. 

Oriola Plaku, Psikologe këshillimi, Terapiste ABA

Oriola Plaku, Psikologe këshillimi, Terapiste ABA

Fëmijët që shfaqin këto simptoma klinike nuk e ka të zhvilluar empatinë për të tjerët dhe zgjidhjen e situatave të ndryshme e gjejnë duke hedhur gjëra, bërtitur dhe shprehur agresivitet verbal dhe të çfarëdo forme duke shfaqur sjellje të tipit si; largimi nga shtëpia deri vonë, shkatërrimi i objekteve etj. Këta fëmijë gjatë rritjes abuzojnë me rregullat dhe thyejnë normat sociale deri në masën më ekstremiste të tipit; sjellje dëmtuese ndaj personit tjetër. Sipas ICD 10, manualit diagnostikues fëmijët që shfaqin thyerje të rregullave dhe normave sociale karakterizohen si fëmijë me çrregullime të sjelljes.

Ky çrregullim prek të dyja gjinitë, më së shumti manifestimet më të ashpërsuara i ka në fazën e adoleshencës si rrjedhojë e ndryshimeve hormonale. Më të rriskuar janë fëmijët të cilët janë kanë shoqëri më të zgjeruar. Tek gjinia femërore si çrregullim fillon të shfaqet në moshën 14-16 vjeç, kur ato fillojnë gënjejnë dhe  përfshihen në aktivitete të rrezikshme siç është edhe ushtrimi i prostitucionit, abuzimi me substancat narkotike. Këta fëmijë kanë probleme me frekuentimin e shkollës, janë konfliktual dhe kundërshtues në zbatimin e rregullave në çdo mjedis ku ndodhen.

puberKëtë çrregullim fëmija mund ta ketë që në fëmijëri dhe mund të jetë edhe në fazë reziduale por shpërthimet më të forta janë në periudhën e adoleshencës.

Sjelljet grupohen në agresion ndaj njerëzve dhe kafshëve.

Studimet theksojnë faktin se ky çrregullim vjen edhe si rrjedhojë e mungesës së atashimit të fëmijës, prindër të cilët kanë pasur histori të abuzimit me substanca narkotike dhe prindër të divorcuar.

Shkëputja nga figura prindërore shkakton disavantazhe në spektrin  social dhe ndikon ndjeshëm në fushën emocionale të fëmijës po ashtu duhet theksuar se praktikat e ashpra disiplinuese kanë impakt negativ në sjelljen e fëmijëve.

Nëse fëmija apo adoleshenti shfaq sjellje të tilla është e rëndësishme që të këshilloheni me një psikolog klinik, pasi rasti duhet vlerësuar dhe ndërhyrja në kohë zbut problematikat që fëmija/adoleshenti manifeston.

Për këtë çrregullim terapia më efikase është konjitiv-bihejviorale, pasi sjell ndryshimet e nevojshme dhe kontribuon në zbutjen e simptomave klinike të fëmijës.

Me fëmijën duhet biseduar normalisht që të përgatitet psikologjikisht për të takuar psikologun. Bashkëpunimi i prindit dhe fëmijës do të sjell rezultate pozitive në modifikimin e sjelljes.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top