Pika referimi

May 9, 2020 | 8:04

Ilir Çumani: Zyber Hallulli apo Rauf Fico? Histori dhe ngjarje që ne shqiptarët shpesh i ngatërrojmë, me dashje dhe pa dashje

Gjurmë të fiksuara në celuloid / Kush ishin bamirësit e mëdhenj fisnikë që nuk mund t’i harrojmë kurrë!

Dy foto të rralla, mjaft domethënëse e shumë kuptimplote, të cilat, në 100 vjet histori paraqesin trajektoren e rrugëtimit të gjatë dhe të vështirë të humanizmit në Shqipëri.

Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë

100 vjet, një shekull histori e dashurisë  njerëzore, një përpjekje e pashembullt e burrave të mençur të Kombit tonë, e njerëzve të shquar, patriotëve vullnetmirë e me zemër të madhe, të cilët, krahas halleve të mëdha që mbanin mbi supe për fatet dhe rimëkëmbjen e vendit nga dëmet e Luftës së Parë Botërore, mendja u shkonte edhe tek fëmijët jetimë të braktisur, që ndodheshin kudo të uritur e të zbathur udhëve të atdheut, të plaçkitur e të rrënuar.

Në foton e parë është Paria e Tiranës, me në krye diplomatin e shquar Rauf Fico, Nënprefekt i Tiranës dhe Durrësit, i cili është edhe ideatori, iniciuesi dhe themeluesi i Strehës së Parë Vorfnore në Shqipëri.

2

Në këtë foto, është çasti i inaugurimit i Strehës së Parë Vorfnore, që mban datën 28 Nëntor, 1917, e cila u çel në një shtëpi të vjetër tiranase, në Teqenë e klerikut Sheh Dyri, e ndodhur në rrugën e “Barrikadave” në Tiranë. Është grupi i parë i fëmijëve jetimë që do të strehoheshin, visheshin, ushqeheshin dhe shkolloheshin aty, duke pasuar nga të tjerë fëmijë jetimë, numri i të cilëve sa vinte dhe shtohej në ato kohë të vështira të varfërisë dhe urisë masive.

100 vjet më pas, pra, pas një shekulli, në të njëjtin vend, aty ku u themelua Strehës së Parë Vorfnore, personalisht, me iniciativën time në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, organizova një takim të veçantë për të evokuar dhe nderuar këtë ngjarje të madhe të humanizmit shqiptar, në fund të muajit nëntor të vitit 2017.

3

Në këtë foto, janë disa fëmijë jetimë të shoqëruar nga Presidenti i Republikës Sh.t.z. Ilir Meta, dhe nga personalitete të shquara të vendit, të cilët, me praninë e tyre e nderojnë këtë ngjarje të historisë së Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin e madh, atë të kujtesës historike.

Për të nderuar veprën e shquar të themeluesit të Strehës së Parë Vorfnore në Shqipëri, diplomatit dhe politikanit të shquar të kohës RAUF FICO, njëkohësisht edhe të bamirësve të tjerë si Myrtezim Këlliçi, Zyber Hallulli, etj, që e përkrahën këtë nismë të tij, si edhe për ridimensionimin e vlerave të larta të humanizmit, aq të nevojshme në kohët e sotme….

Lind pyetja: Kush është ideatori dhe themeluesi i Strehës së Parë Vorfnore në Shqipëri: Zyber Hallulli apo Rauf Fico?

1Historia ka rregullat dhe ligjet e saj që nuk të lë të gabosh. Ajo mbështetet në dy kolona kryesore: mbi dëshmitë dhe mbi faktologjitë, të cilat flasin qartë për diplomatin e shquar Rauf Fico.

P.S:

Jetimorja e parë në Shqipëri u krijua më 28 Nëntor 1917 në Tiranë me iniciativën e prefekturës e të bashkisë së Tiranës dhe me përkrahjen e autoriteteve austriake. Ajo në fillim u vendos në teqenë e Sheh Dyrit. Menjëherë pas luftës, për pajisjen e godinës së jetimores ndihmoi kryqi i kuq Amerikan. Jetimorja më pas u quajt “Strehë Vorfnore”. Në fakt, sipas dokumenteve të kohës, iniciatori, ideatori dhe themeluesi i Strehës së Parë Vorfnore në Shqipëri është diplomati dhe një ndër personalitet e shquara të kohës, z.Rauf Fico, në atë kohë Nënprefekt i Tiranës dhe Durrësit.

5Iniciativa për ngritjen e Strehës i lindi nga vdekja tragjike e një djali jetim 5 vjeç, refugjat nga Dibra, të cilin dy xhandarë austriakë ia kishin sjellë në zyrën e tij, një mbrëmje më parë së bashku me të motrën e tij 4 vjeçe. Të dy fëmijët i kishin gjetur në fshatin Farkë të Tiranës, duke ngrënë bar. Atë mbrëmje z.Fico, në rolin e nënprefektit thërret hoxhë Zyber Hallullin dhe Mytesim Këlliçin, dhe u kërkon atyre që t’iu sigurojnë një vend sa për atë natë për fjetje dhe pak ngrohje dhe bukë. Të nesërmen në mëngjes, z.Fico, merr lajmin se njëri prej tyre, djali 5 vjeçar nuk mundi të mbijetojë. Kjo ngjarje tregon në kujtimet e tij z.Rauf Fico, “më prishi nervat, e më ç’qetësoi për së tepërti, mbasi dhe vetë kisha djemtë e vegjël dhe familjen në Gjinokastër, më dukej se edhe ata po vuajshin po me këtë mënyrë…”

 

*1) Dokumenti mban datën 03 Tetor 1937, dhe është letra që z.Rauf Fico i dërgon Drejtorit të Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të asaj kohe, z.Haxhi Shkoza. Kështu, 95-vjet më parë ra kambana për të ngritur lart moralin shqiptar. Krijimi i Strehës së Parë Vorfnore në Shqipëri, ishte aksioni më u ngutshëm në atë kohë të rëndë që kalonte vendi.

Tirana dhe e gjithë Shqipëria, nuk mund të harrojnë kurrë bamirësit e mëdhenj fisnikë, si Themeluesin e Strehës së Parë Vorfnore Rauf Fico, dhe bamirësit Myrtesim Këlliçi, Zyber Hallulli, etj.

4  6  7

8 9

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top