Iluzionet optike janë mënyra më e mirë për të stërvitur trurin tonë dhe për të na bërë të dyshojmë në realitetin përreth. Sot ne duam t’ju flasim për iluzionin optik të spirales Fraser, një shembull vërtet i pabesueshëm kur është fjala për “perceptimin e gabuar”.
Iluzioni u përshkrua për herë të parë nga psikologu britanik Sir James Fraser në 1908 dhe njihet gjithashtu me emrin “spirale e rreme”. Ashtu është sepse imazhi nuk është një spirale, por një seri rrathësh koncentrikë që nuk bashkohen kurrë.
Shtrembërimi vizual prodhohet për shkak të modelit të vijës së rregullt (rrathëve) të përzier me pjesë të çrregulluara (linjat e ndryshme me ngjyra të sfondit). Ka shumë iluzione të bazuara në të njëjtin parim, në të cilin një sekuencë e elementeve të prirur bën që syri të perceptojë kthesat dhe devijimet që nuk ekzistojnë.
Mendoni se po ju gënjejmë dhe në realitet, ai në imazh është një spirale? Mundohuni të ndiqni vijën e rrethit me gishtin tuaj! Duke folur për iluzionet optike dhe duke parë këtë rrjet ju mund të shihni se ky iluzion optik na bën të shohim diçka që nuk ekziston.
Burimi / https://tech.everyeye.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.