Imagjinata, e cila gjithashtu mund të quhet vizion i brendshëm, është një dhuratë që ka shumë efekte pozitive, por shumë shpesh nuk është e zhvilluar mirë ose nuk përdoret siç duhet. Pak njerëz posedojnë aftësinë për të kontrolluar atë që hyn në mendjen e tyre. Kjo mungesë e kontrollit çon në mungesën e kontrollit mbi jetën e tyre.
Çfarë është imagjinata – vizioni i brendshëm?
Është aftësia për të parë në mendje imazhet e diçkaje që ekziston dhe gjithashtu aftësia për të imagjinuar objekte, situata ose rrethana që nuk ekzistojnë. Imagjinata jo vetëm që vizualizon imazhet mendore, por bën të mundur të përfytyrosh, duke përdorur të pesë shqisat. Ju mund të vizualizoni një tingull, shije, erë ose një ndjesi.
Ju e përdorni atë duke menduar për të kaluarën ose të ardhmen, duke planifikuar, pikturuar, shkruar dhe përshkruar diçka.
Kur shqetësoheni ose ndjeni frikë, e përdorni atë. Në raste të tilla ju automatikisht vizualizoni situata fatkeqe. Nëse vazhdoni të vizualizoni këto imazhe negative, ju mund t’i tërhiqni ato në jetën tuaj.
Nëse shihni në vizionin tuaj të brendshëm se si doni jetën tuaj dhe vazhdoni ta shikoni këtë skenë mendore çdo ditë me besim, përqendrim dhe dashuri, një ditë, jeta juaj do të duket tamam siç ju imagjinoni.
Ka disa njerëz që thonë se nuk kanë imagjinatë. Nuk ekziston një gjë e tillë. Mund të jetë e dobët, por ata me siguri e kanë atë. Mund të ndodhë gjithashtu që imagjinata e tyre vizuale nuk është e fortë, por mund të përfytyrojnë.
Aftësia për të parashikuar qartë mund të zhvillohet, dhe kjo mund të jetë kënaqësi. Ushtrimet për zhvillimin e kësaj aftësie në të njëjtën kohë do të përmirësojnë aftësinë tuaj për t’u përqëndruar.
Zhvillimi i imagjinatës, fuqia e vizionit tuaj të brendshëm:
Gjej pesëmbëdhjetë minuta çdo ditë për ushtrimin.
Mendoni sikur shikoni një film me mikun tuaj, bashkëshortin, hani në një restorant ose bëni diçka tjetër që dëshironi të bëni.
-Kujto qartë dëshirën tënde dhe përfshij në vizualizimin të gjitha shqisat. Nëse shikoni një film së bashku me një person tjetër, imagjinoni që të dy hyni në kinema dhe uleni. Dëgjoni njerëzit rreth jush, përdorni ndjenjën e nuhatjes dhe ndjeni ftohtësinë ose ngrohtësinë në sallën e kinemasë. Paramendoni që hani kokoshka ose pini diçka, dhe shijoni shijen dhe erën.
Mund ta kuptoni se është më e lehtë të imagjinohet me disa nga shqisat dhe pak e vështirë të imagjinohet me të tjerat. Bëni të njëjtën stërvitje çdo ditë, dhe do ta kuptoni se gradualisht bëhet më e lehtë.
Ndonjëherë ju mund të shihni se mendja juaj fillon të verbalizojë atë që po imagjinoni. Kini kujdes të mos e zëvendësoni imagjinatën me fjalë. Qëllimi është të përdorim imagjinatën, jo fjalët.
Nëse ndiqni këto sugjerime ju do të zhvilloni imagjinatën tuaj, fuqinë e vizionit të brendshëm, i cili do të jetë i dobishëm për ju në shumë situata. Ju gjithashtu mund të habiteni kur zbuloni se ajo që shihni në mendjen tuaj, në vizionin tuaj të brendshëm, realizohet në jetën reale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.