Lifestyle

February 3, 2020 | 11:15

Imazhet befasuese të një delfini që ndryshon ngjyrën kur ngacmohet

Fotot befasuese të një delfini albin që mund të ndryshojnë ngjyrën nga e bardha në rozë, po bëjnë xhiron e rrjetit. Gjitari i rrallë ndodhet në Muzeun e Balenave Taiji në jug të Japonisë, ku me kërcimet dhe akrobatikat e tij magjeps vizitorët.

Ndërsa delfinët tipik janë gri, ekzemplari, një delfinë femër i quajtur Angel, është plotësisht i bardhë, përveç tendencës së çuditshme për tu kthyer në rozë kur është i zemëruar, i trishtuar apo në siklet.

Por, si bëhet ngjyrë rozë ky delfin?

Delfinët kanë lëkurë të hollë dhe enët e tyre të gjakut mund të shkaktojnë një ndryshim në ngjyrën e lëkurës në varësi të gjendjes së tyre emocionale. Delfini Angel është krejtësisht i bardhë, kështu që ndryshimet në qarkullimin e gjakut janë më të dukshme.

Në praktikë, ai skuqet në të njëjtën mënyrë si njerëzit. Aktivistët janë kundër mbajtjes së tij të izoluar dhe në mënyrë të përsëritur janë përpjekur ta detyrojnë muzeun ta lëshojë përsëri. Por sipas ekspertëve, kthimi i tij në det do të ishte një rrezik për mbijetesën e tij për shkak të ngjyrës së lëkurës, e cila ndryshe nga delfinët gri, nuk e lejon atë të shmangë grabitqarët.

Katsuki Hayashi, i cili drejton akuariumin, tha se Angel, i pagëzuar nga akuariumi Supika, është mirë, ha, argëtohet dhe noton me bashkëmoshatarët e saj. Delfini albin është aq i rrallë sa praktikisht para tij nuk është kapur asnjë ekzemplar i gjallë.

Kanë ekzistuar vetëm 14 foto të delfinëve albin që janë bërë për herë të parë në 1962.

 

 

Burimi / https://www.pianetablunews.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top