FB

June 24, 2023 | 7:16

IMAZHI I NJË FOTOJE TË TRISHTË…!

Nga Ilir Çumani

Në këtë foto, lehtësisht shpaloset bota e brendshme e çdo jetimi…

Ishin vite të vështira, që mbartnin mjaft pikëpyetje, udhëkryqe e dilema për të ardhmen e një fëmije pa familje dhe pa fëmijëri…

E keni parë filmin “Lulëkuqe mbi Mure…?”
Çfarë e bëri të madhin regjisor Dhimitër Anagnosti që qëmtoi me detaje dhe hyri kaq shumë në lëkurën e personazheve – fëmijë të atij filmi, duke sjellë në mënyrë kaq jetësore dhe origjinale përmes atyre skenave e mizanskenave në ekranin e madh të kinemasë, me episode dhe situata aq fantastike të atyre ngjarjeve të trishta në jetën e bonjakëve të paraçlirimit…?!
Asgjë, veç humanizmit dhe dashurisë njerëzore të pamatë që e karakterizon një Artist të vërtetë, një kineast kaq të kompletuar, të përkorë e të talentuar si Ai!
Përmes magjisë të atij ekrani, regjisori skrupuloz skaliti mjeshtërisht me kaq vërtetësi dhe origjinalitet njërën nga kryeveprat më të shquara të kinematografisë shqiptare…
Këtu kam qenë në klasën e 4-ërt, viti 1976.  Është një nga fotot më të trishta të jetës time…. Këtu kam qenë vetëm 10 vjeç.
Eeeehhhhh more mjeshtër Anagnosti…(!!!)
Sa herë i shoh ato skena në kryeveprën tënde kinematografike “Lulëkuqet mbi mure”, me shfaqet si nëpër film bardhezi e gjithë fëmijëria ime vetëm me nuanca gri, një jetë e palumtur, ajo fëmijëri pa fëmijëri e shumë të ngjashmëve, shokëve dhe shoqeve të mi bonjakë…!  
Sarandë, viti 1976.

Photo BY: PIRO MOSI 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top