FB

October 8, 2021 | 10:14

Imunoterapia, teknika e re futuriste e trajtimit të kancerit

 

Imunoterapia është një lloj trajtimi për shërimin e kancerit përmes së cilës rritet aftësia natyrore e trupit për t’u mbrojtur nga qelizat kancerogjene. Edhe pse shkencëtarët ende nuk janë plotësisht të sigurtë sesi ndikon imunoterapia në kancer, deri më tani ata kanë konstatuar se ajo mund të ngadalësojë ose ndalojë përhapjen e qelizave tumorale.

Nga Ermand Mertenika / Inxhinier Bio-mjekësor

Ekzistojnë disa lloje të imunoterapisë, ndërsa më së shumti përdoren:

  • terapia qelizore
  • terapia me antitrupa
  • terapia me citokininë

CAR T – terapia qelizore është një lloj i imunoterapisë, një mënyrë e re e trajtimit eksperimental përmes të cilit sistemi imunitar stimulohet për t’i njohur dhe për t’i sulmuar qelizat e kancerit, por edhe sëmundjet e tjera. Disa ekspertë e konsiderojnë mjaft premtuese imunoterapinë.

FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA) miratoi edhe dy ilaçe për imunoterapinë që do të përdoren në trajtimin e melanomës dhe leukemisë kronike limfocitike. Ekspertët theksojnë se, për ta trajtuar kancerin, ata synojnë të punojnë në zbulimin e mënyrave të reja për të forcuar imunitetin. Kjo sjell një qasje krejt të re të vrasjes së qelizave të kancerit.

Rëndësia e qelizave T

Qelizat T ndodhen në sistemin vaskular dhe janë jashtëzakonisht të rëndësishme në njohjen dhe shkatërrimin e infeksionit. Qelizat e kancerit sillen si qeliza normale, kështu që sistemi imunitar nuk kupton që ato janë të parregullta. Shkencëtarët kanë modifikuar qelizat T që ato t’i njohin dhe të sulmojnë qelizat e kancerit.

Temperatura e lartë është një shenjë se qelizat T po e bëjnë punën e tyre. Nëse mjekët nuk mund të arrijnë të ulin temperaturën e trupit, ata duhet të pakësojnë nivelin e qelizave T me ilaçe të tjera dhe të përfundojnë trajtimin e kancerit.

Hulumtuesit vazhdojnë t’i testojnë qelizat e modifikuara T në llojet e tjera të kancerit, si leukemia, limfoma dhe mieloma. Ata gjithashtu do të punojnë në modifikimin e qelizave T për trajtimin e kancereve më të zakonshme, si kanceri kolorektal, kanceri ovarian dhe kanceri i gjirit.

Kanceri mund të zhvillohet, sepse sistemi imunitar nuk e sulmon absolutisht çdo qelizë të kancerit. Sistemi imunitar pas një kohe bën pauzë, apo fillon të punojë më dobët dhe pastaj me kohë vazhdon të punojë siç duhet. Sikur sistemi imunitar të ishte në maksimumin e tij gjatë gjithë kohës, temperatura e trupit do të ishte vazhdimisht e lartë dhe do të shfaqej skuqja e lëkurës.

Shkencëtarët tani janë duke u përpjekur që sa më shumë të jetë e mundur ta reduktojnë kohëzgjatjen e këtyre fazave gjatë të cilave sistemi imunitar punon më dobët. Ky lloj i trajtimit duhet të jetë i suksesshëm në kancerin e mushkërive, Pankreasit dhe Mëlçisë.

Megjithatë, ekziston një rrezik që qelizat T të fillojnë t’i sulmojnë edhe qelizat e shëndetshme të trupit. Kjo mund të shkaktojë probleme, si: koliti, hepatiti, skuqje të rënda të lëkurës, inflamacion të hipofizës dhe inflamacion të tiroideve.

Deri tani, ky lloj trajtimi ka ndihmuar në shërimin e melanomës, formës më të rrezikshme të kancerit të lëkurës.

Shkencëtarët shpresojnë se do të kenë rezultate po aq pozitive në trajtimin e kancerit të gjirit, mushkërive, qafës së mitrës, prostatës, kokës, qafës, tiroideve dhe veshkave, Pankreasit etj.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top