Kryeministri Edi Rama ka njohur këtë mëngjes të gjithë ndjekësit e tij në Facebook me Inën, vajzën nga Fieri. Arsyeja? Pasioni i saj për fotografinë.
“Ina, vajza tetraplegjike nga Fieri, që jeton bukur me aparatin e saj fotografik?Një shembull frymëzues për të gjithë?”, shkruan kryeministri në Facebook.
Vetë Ina ka një faqe në Internet, ku ndan me fansat pasionin e saj.
“E adhuroj vërtet punën që bëj !!! Aparati fotografik dhe puna si fotografe është pasioni im sepse nuk ndalet kurrë…….” shkruan ajo.
Ja disa fotografi të shkrepura prej saj:
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.