Aftësia për të ruajtur qetësinë humbet kur nuk hani drekën ose ndiqni një dietë të mangët me triptofan. Ky është përfundimi i një studimi nga universiteti i Cambridge i botuar në revistën “Biological Psychiatry”: vullnetarët iu nënshtruan ndryshimeve të niveleve të serotoninës nëpërmjet dietës.
Më pas, me anë të një rezonance magnetike, studiuesit analizuan trurin e pjesëmarrësve në studim. Në përfundim doli në pah se ata zemëroheshin më shumë pas një diete që kishte mangësi triptofani, një aminoacid që është pararendës i serotoninës.
Ky aminoacid gjendet te qumështi, kakaoja, merluci, toni, sardelet, djathrat, mishi i viçit, mishi i pulës, arrat, kikirikët, etj.
Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 157
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.