Këshilla & Arsye

November 8, 2018 | 10:39

Injorojini ata që nuk duan t’iu shohin të lumtur, ata që ju sulmojnë, ata që janë sipërfaqësorë. Injorojini për të jetuar në paqe

Paqja e brendshme është bërë një lloj qëllimi i paarritshëm, një trashëgimi që së shpejti mund ta shohim vetëm në muze të jetës, në fund të fundit, ne jemi gjithnjë e më shumë të angazhuar, të zhytur, të demotivuar, të zhgënjyer.

Ne nuk kemi pothuajse fare kohë për të bërë atë që duam më shumë dhe kjo nuk ka të bëjë me punën, angazhimet. Nuk kemi më hapësira të lira, nuk mund t’ia lejojmë vetes luksin për të mos menduar për ndonjë gjë, madje edhe mërzitemi. Dhe kjo është e keqe. Sepse harrojmë të ekzistojmë.

Ne të gjithë e dimë se sa trupi dhe mendja kanë nevojë për freskim, për një interval të përditshëm emocional, në mënyrë që të mos jemi të lodhur dhe të acaruar nga ritmi i shpejtë dhe i përsëritshëm i aktiviteteve të pakëndshme të përditshme.

“Injorojini ata që ju duan të pakënaqur, ata që ju sulmojnë, ata që janë sipërfaqësorë. Injorojini njerëzit që nuk dinë të duan, fjalët dekurajuese, ato të panevojshme, injorojini vonesat”.

Ne kemi nevojë për paqe, një takim me veten, i cili na çliron nga barra e detyrimeve që zhduken nga trupi dhe shpirti ynë. Gjithashtu kemi ndjenja, kemi një botë brenda nesh dhe kjo botë ka nevojë për një armëpushim. Për fat të keq, ka njerëz që përpiqen të vjedhin paqen e të tjerëve, me qëndrime të pakëndshme, komente keqdashëse dhe shpesh me sulme të lira.

Ndonjëherë ne jemi të prekur drejtpërdrejt nga gjithçka; herë të tjera, mjedisi që na rrethon përfundon duke peshuar në situata që nuk na interesojnë drejtpërdrejt. Në një mënyrë apo tjetër, do të jetë e vështirë të gjesh një ekuilibër mes dëshirës sonë për të qenë i lumtur dhe pakënaqësisë që mbjellin të tjerët. Ballafaqimi me ata që duan vetëm të bëjnë dëm, do të jetë i pasuksesshëm, pasi ata janë në gjendje të ofendojnë, të zvogëlohen dhe të ulen në një pikë që nuk mund t’i arrijmë.

Të diskutosh me ata që nuk dëgjojnë askënd përveç vetes, është e padobishme. Vetëm sa na harxhojnë kohën, energjitë, njohuritë. E vërteta nuk ka nevojë të provohet. Koha është ajo që tregon gjithçka dhe i vendos të gjithë në vendin e tyre.

Të jetosh në paqe, është e nevojshme të mësosh të injorosh. Është zgjidhja më e mirë për të pasur një jetë dhe zemër ku mbizotëron paqja.

Injoroni ata që ju duan të pakënaqur, ata që sulmojnë të dobëtit, ata që gjykojnë sipas paraqitjeve dhe zgjedhin sipas lehtësisë së tyre. Injoroni njerëzit që nuk dinë si të duan, fjalët dekurajuese, fjalët e panevojshme. Injoroni, duke synuar paqen e dëshiruar, urgjente dhe të nevojshme.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top