Njihet si insekti që prek personat që udhëtojnë shpesh duke i shkaktuar diarre në periudha të shkurtra. Shkencëtarët tregojnë se kanë zbuluar si parazitët që shkaktojnë ‘giardiasis’, një prej sëmundjeve më të zakonshme të stomakut në botë, i bëjnë njerëzit të sëmurë.
Parazitët e Giardia imitojnë funksionet e qelizave njerëzore për të çarë qelizat e zorrës që të ushqehen.
Kjo lejon dhe bakteret e pranishme në trup që të bashkohen dhe ushqehen nga të njëjtat lëndë ushqyese. Sipas BBC, rreth 500 mijë raste diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje, që merret nga uji i infektuar ose ushqimi i pistë.
Ata që vuajnë nga Giardia mund të shërohen me përdorimin ose jo të antibiotikëve.
Ja si mund ta shmangni këtë sëmundje:
1-Kur jeni në udhëtim sigurohuni të pini ujë të filtruar ose në shishe;
2-Kujdesuni për higjienën;
3-Shmangni ushqimet e ndotura ose të ekspozuara ndaj një ambienti të papastër;
4-Shmangni ujin që përdorni për të shuar etjen, por që mund të jetë i ndotur;
5-Pastrohuni pasi prekni njerëz ose kafshë të sëmura.
Burimi: BBC.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.