Këshilla & Arsye

January 31, 2018 | 10:07

Insekti që shkakton diarre, shfaqet te personat që udhëtojnë shpesh

Njihet si insekti që prek personat që udhëtojnë shpesh duke i shkaktuar diarre në periudha të shkurtra.  Shkencëtarët tregojnë se kanë zbuluar si parazitët që shkaktojnë ‘giardiasis’, një prej sëmundjeve më të zakonshme të stomakut në botë, i bëjnë njerëzit të sëmurë.

insektParazitët e Giardia imitojnë funksionet e qelizave njerëzore për të çarë qelizat e zorrës që të ushqehen.

Kjo lejon dhe bakteret e pranishme në trup që të bashkohen dhe ushqehen nga të njëjtat lëndë ushqyese. Sipas BBC, rreth 500 mijë raste diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje, që merret nga uji i infektuar ose ushqimi i pistë.

Ata që vuajnë nga Giardia mund të shërohen me përdorimin ose jo të antibiotikëve.

Ja si mund ta shmangni këtë sëmundje:

1-Kur jeni në udhëtim sigurohuni të pini ujë të filtruar ose në shishe;

2-Kujdesuni për higjienën;

3-Shmangni ushqimet e ndotura ose të ekspozuara ndaj një ambienti të papastër;

4-Shmangni ujin që përdorni për të shuar etjen, por që mund të jetë i ndotur;

5-Pastrohuni pasi prekni njerëz ose kafshë të sëmura.

Burimi: BBC.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top