FB

October 27, 2023 | 8:17

Integriteti personal, shtylla e vetëvlerësimit!

Nathaniel Branden, një psikoterapist i njohur i specializuar në vetëvlerësimin, argumentoi se zhvillimi dhe forcimi i vetëbesimit mbështetet në gjashtë shtylla. Një nga këto është integriteti personal, por çfarë është saktësisht ai?

ipas psikologut amerikan, për të shijuar një vetëvlerësim të shëndetshëm, ose një nivel ku njeriu ndihet i lumtur dhe i kënaqur me veten, është thelbësore të punohet mbi një sërë faktorësh. Në rendin në të cilin ai i përmend gjejmë: Jetoni të tashmen me vetëdije; Pranoni plotësisht veten; Vetëpërgjegjësia, pranimi se jemi përgjegjës për jetën tonë; Vetëafirmim, që do të thotë t’i kushtojmë vëmendje nevojave tona; Të kesh një qëllim në jetë; Të ruajmë integritetin tonë personal.

Si ndikon në vetëvlerësim?

Branden e përkufizon atë si “integrim i idealeve, bindjeve, rregullave dhe besimeve të një personi me sjelljen e tij. Kur veprimet tona përputhen me vlerat tona, kur idealet dhe praktika e tyre bien dakord, ne kemi integritet”. Prandaj, integriteti personal është i pranishëm kur veprojmë sipas sistemit tonë të vlerave. Nëse jo, ndoshta do të perceptojmë një disonancë. 

Një ndjenjë e bezdisshme që krijon konflikt në vetëvlerësimin tonë. Prandaj, të jetosh në harmoni me dëshirat, vlerat, parimet, besimet dhe idealet që janë themelore për ne, na mbron nga një disonancë e tillë. Prandaj, integriteti personal ekziston kur vizioni ynë për egon është në një linjë me të gjithë këta elementë; një bashkim që brendëson qetësinë. Për të nxitur këtë bashkim, sigurisht që është e rëndësishme të kupto – jmë se cilat janë dëshirat, parimet, besimet, vlerat apo idealet tona. Por kini kujdes: ato duhet të jenë vërtet tonat, të ngulitura nga të tjerët ose që përpiqen të na imponohen nuk janë të vlefshme. Ne duhet të injorojmë vlerat e miqve, kolegëve, familjarëve apo të tjerëve. Një ushtrim ndershmërie me veten, rezultat i një dialogu të brendshëm të sinqertë.

Pse një shtyllë e vetëvlerësimit?

Vetëvlerësimi ndikon në vendimet tona, shëndetin dhe mirëqenien tonë. Kushtëzon jetën në çdo nivel: punë, shoqërore, lojë etj. Ai përhapet në këto dimensione nëpërmjet një elementi mbështetës: qëndrimit. Prandaj është thelbësore të kemi nivele të shëndetshme të vetëvlerësimit dhe për t’i arritur ato, është e nevojshme të punohet për integritetin personal, si dhe për një sërë aspektesh personale. Sa më shumë që stili ynë i jetesës të jetë në përputhje me vlerat tona, aq më i fortë do të jetë vetëvlerësimi ynë. Shkurtimisht, duke vepruar sipas besimeve tona, do të ndihemi të drejtë me ndërgjegjen tonë. Gjendja jonë mendore do të ndikohet nga ky skenar; do të jetë më e lehtë për ne të njohim veten në veprimet tona, gjë që do të na forcojë vetëvlerësimin. Është një rreth i virtytshëm.

 

 

 

 

Përgatiti Orjona Tresa, Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.184, muaji Tetor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top