Një lloj i ri i teknologjisë së inteligjencës artificiale do të shkurtoj kohën që pacientët me kancer duhet të presin përpara se të fillojnë radioterapinë.
Ai i ndihmon mjekët të llogarisin se ku të drejtojnë rrezet terapeutike, për të vrarë qelizat kancerogjene duke kursyer sa më shumë ato të shëndetshme. Studiuesit në Spitalin Addenbrooke trajtuan programin e AI me Microsoft.
“Ne jemi shumë të emocionuar për potencialin e AI në zëvendësimin e disa proceseve dhe proçedurave, duke përfshirë diagnostikimin dhe terapinë e kancerit. AI ka aftësinë për të përshpejtuar procesin e diagnostikimit, duke ndihmuar mjekët të kapin sëmundjen më herët dhe duke u dhënë pacientëve shans më të mirë të mundshëm për shërim” tha presidentja e Kolegjit Mbretëror të Radiologëve Dr Katharine Halliday.
Për çdo pacient, mjekët zakonisht shpenzojnë nga 25 minuta deri në dy orë duke punuar në rreth 100 seksione tërthore të skanimit duke përshkruar kockat dhe organet. Por programi i AI ( Inteligjencës Articiale) funksionon dy herë e gjysmë më shpejt, thonë studiuesit citon BBC.
Burimi /rtsh.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.