Ankthi e ndihmon trurin që të zhvillohet. Në këtë përfundim ka arritur një studim i bërë nga “Suny Downstate Medical Center” në New York dhe i botuar në “Frontiers in Evolutionary Neuroscience”.
Shkencëtarët kanë zbuluar se inteligjenca dhe ankthi lidhen me aktivitetin e trurit me anë të kolinës, një lëndë ushqyese që gjendet në tru. Në arritjen e këtij përfundimi ata vëzhguan pacientë me shqetësime ankthi dhe i krahasuan sjelljet e tyre me vullnetarë të shëndetshëm, në mënyrë që të vlerësonin raportin mes nivelit të inteligjencës, nivelit të shqetësimit dhe metabolizmit të kolinës. Në fund të studimit ata zbuluan se personat që shfaqnin më shumë ankth kishin një nivel më të lartë inteligjence.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.