FB

October 17, 2024 | 6:24

Inteligjenca zhvillohet përmes edukimit

Tashmë është pranuar, që njeriu është i pajisur me inteligjencë të shumëfishtë. Por, që ta vërë në përdorim dhe funksionim, më parë duhet ta zhvillojë. Këtë rol kaq të rëndësishëm për njeriun, e kryen edukimi.

1

 

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Edukimi mund ta zhvillojë, por edhe mund ta cungojë, këtë dhunti të njeriut. Njeriu deri më sot, ka vlerësuar vetëm inteligjencën e mbijetesës, e cila është fenomen në natyrë dhe janë të pajisura të gjitha gjallesat, pasi lidhet direkt me egzistencën. Mirëpo, njeriu, siç e ka etiketuar Heidegger, është “botëformues” dhe kjo veti zhvillohet, nëpërmjet inteligjencës së shumëfishtë. Pa inteligjencën e shumëfishtë dhe pa vetëdijen për të, njeriu nuk mund të ndërtojë rutinën e tij, të qenit botëformues.

Pranimi i Inteligjencës së shumëfishtë i ka dhënë njeriut mundësi për dimensione të tjera, si në imagjinatë ashtu edhe në realitet. Të kujtojmë këtu, mjetet e shpikura nga Stiv Xhobs ( iphonet ipadet) apo interneti, facebooku , instagrami dhe të tjera forma të reja, që dalin vazhdimisht. Shpikja e instrumenteve muzikorë, dhe akustik, teleskopët e fuqishëm, dalja në hapsirë dhe ndërtimi i satelitëve. Ndërtimi i gradaçelave në lartësira marramendëse, mjetet e thellësive të mëdha, apo ngjizja e jetës në mënyrë artificiale. Të gjitha këto arritje të mëdha të njeriut, janë rezultat i shfrytëzimit të kësaj vetie, ‘inteligjencës së shumëfishtë”. Dhe kjo veti, si vetë jeta dhe njerëzorja, nis të zhvillohet në fëmijëri. 

 
 
 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top