FB

June 28, 2025 | 10:30

Interes nga gjithë rajoni për programet britanike në “Luarasi” / Pedagogu Agim Alia: Studentët përfitojnë akses në burime akademike të LSE

 

Universiteti “Luarasi” po tërheq vëmendjen e studentëve nga rajoni, përfshirë Kosovën dhe Malin e Zi, falë bashkëpunimit të tij me London School of Economics (LSE).

luarasi

Pedagogu Agim Alia, i ftuar në një intervistë në News 24, theksoi se programet ofrojnë kurrikula të standardeve ndërkombëtare si dhe mundësi për të përdorur bibliotekat dhe platformat akademike online të këtij institucioni prestigjioz britanik.

agim-alia

Sipas tij, kjo iniciativë po rrit cilësinë e arsimit në vend dhe po krijon një mundësi të re për studentët shqiptarë dhe ata nga rajoni që të kenë një përvojë arsimore të krahasueshme me universitetet më të mira në Evropë.

Agim Alia: Programet e LSE janë programe të njëjta me ato që ofrohen në kampusin e Londrës. Kur Londra e bëri publike duke njohur Luarasin, ka një patur një interes të konsiderueshëm jo vetëm nga maturantët shqiptarë, ka kandidatë dhe nga Kosova, Mali i Zi dhe të huaj. Kemi patur një numër kërkesash nga studentët të huaj.

Në ekonominë e sotme universiteti i aftësojnë individët për njohur për tregun e punës. Elementi i parë janë kurrikulat të ndërtuara nga LSE një nga më prestigjiozet në botë, për shkencat ekonomike ka një reputacion të konsiderueshëm. Avantazhet të tjera, është aksesi në bibliotekat online të Londrës. Përmes logimit online do kenë akses në librarinë por edhe në materialet mësimore të 17 universitete. Ne kemi një diplomë që njihet ndërkombëtarisht.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top