Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit. Kanceri i gjirit nis në qelizat e gjirit si një grup qelizash kanceroze që më pas mund të pushtojnë indet përreth ose të përhapen në zona të tjera të trupit, duke u shkëputur nga tumori origjinal dhe duke hyrë në enët e gjakut ose enët limfatike, të cilat degëzohen në inde në të gjithë trupin. Kur qelizat e kancerit udhëtojnë në pjesë të tjera të trupit dhe fillojnë të dëmtojnë indet dhe organet e tjera, procesi quhet metastazë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, kanceri i gjirit është kanceri më i diagnostikuar dhe shkaku kryesor i kancerit vdekjeprurës te gratë në të gjithë botën. Kjo sëmundje prek jetën e qindra-mijëra grave çdo vit. Vitet e fundit, në konsideratë edhe të reduktimit të terapisë për zëvendësimin e hormoneve pas menopauzës, kemi vezhguar një ulje graduale të shkallës së incidencës së kancerit të gjirit tek gratë në moshën 50 vjeç e sipër. Niveli i vdekjes nga kanceri i gjirit ka rënë për shkak edhe të depistimit më të mirë dhe detektimit të hershëm, rritjes së ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të trajtimeve.
Faktorët e rrezikut që shoqërohen me kancerin e gjirit
Faktorët gjenetikë: Kanceri i gjirit shfaqet pothuajse 100 herë më shpesh tek gratë sesa tek burrat; Dy nga tre gra me kancer invaziv diagnostikohen pas moshës 55 vjeç; Kanceri i gjirit diagnostikohet më shpesh tek gratë kaukaziane sesa gratë e racave të tjera; Nëse nëna, motra, ose fëmija juaj janë diagnostikuar me kancer të gjirit ose vezores, ju keni një rrezik më të lartë për t’u diagnostikuar me kancer të gjirit në të ardhmen. Rreziku juaj rritet nëse i afërmi juaj është diagnostikuar para moshës 50 vjeç; Nëse jeni diagnostikuar me kancer të gjirit në njërin gji, ju keni një rrezik të rritur për t’u diagnostikuar me kancer të gjirit edhe në tjetrin, në të ardhmen. Gjithashtu, rreziku juaj rritet nëse më parë janë zbuluar qeliza anormale të gjirit (të tilla si hiperplazia atipike, etj.); Menstruacioni i parakohshëm ose menopauza e vonë, të pasurit fëmijën e parë në një moshë më të madhe ose nëse nuk keni lindur asnjëherë, gjithashtu mund të rrisin rrezikun tuaj për kancer të gjirit; Mutacionet në gjene të caktuara, të tilla si BRCA1 dhe BRCA2, mund të rrisin rrezikun tuaj për kancer të gjirit. Kjo përcaktohet përmes një testi gjenetik, të cilin mund ta kryeni nëse keni një histori familjare të kancerit të gjirit. Individët me këto mutacione gjenesh mund të kalojnë mutacionin tek fëmijët e tyre; Një mënyrë jetese më pak aktivitet fizik, një dietë e pasur me yndyrë, mos konsumimi i frutave dhe perimeve mund të rrisë rrezikun tuaj për kancer të gjirit; Rreziku rritet nëse keni kaluar menopauzën; Konsumimi i shpeshtë i alkoolit mund të rrisë rrezikun tuaj për kancer të gjirit; Kryerja e radioterapive në gjoks para moshës 30 vjeç.
Kanceri i gjirit nuk është ngjitës. Ai nuk shkaktohet nga veshja e reçipetave me strukturë përforcuese, implantet, deodorantët, antirespirantët, mamografitë, kafeina, artikujt plastikë që shërbejnë për të servirur ushqimet, mikrovalët ose celularët. Ulja e incidencës së kancerit të gjirit lidhet edhe me teknikat e reja diagnostike imazherike, që ndikojnë në diagnostikimin e hershëm dhe reduktimin e vdekshmërisë. Për herë të parë koncepti i elastografisë u përdor nga Ophir et al në vitin 1991. Në vitin 1997 u publikua studimi i parë klinik për të treguar potencialin e elastografisë në detektimin dhe karakterizimin e lezioneve të gjirit. Pajisja e parë diagnostike me elastografi u prodhua në vitin 2003. Elastografia e gjirit është një teknikë imazherike sonografike e cila jep informacion për lezionet e gjirit duke i ardhur në ndihmë të jashtëzakonshme ekografisë konvencionale dhe mamografisë. Pajisja e parë dhe e vetme që realizon Elastografinë e tipit Real Time Shear Wave, si dhe mjekët profesionistë të trajnuar nga Specialistët e fushës, ju vijnë në ndihmë për një diagnozë sa më korrekte të patologjive të ndryshme, duke shmangur edhe procedurën e biopsisë.
Kanceri i gjirit është ende i pranishëm dhe rrezikon jetën e familjeve. Këtë tetor le të vendosim të gjithë një fjongo rozë, në mbështetje të ndërgjegjësimit, diagnostikimit të hershëm dhe përmirësimit të jetës së grave në mbarë botën.
Intermedica me paisjen më të re Ekografike Logiq S8 të kompanise GE Healthcare, që përmban softin Real Time Shear Wave Elastography, hap një kapitull tërësisht të ri të diagnostikës në Shqipëri.
ADRESA INTERMEDICA QENDRORE
Rruga “Panorama”, pranë Hipotekës
Tel: +355 42 200 600
Cel: +355 68 60 34 558
E-mail: [email protected]
web: www.intermedica.al
Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.184, muaji Tetor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.